Ku po shkojnë paratë e shqiptarëve? 10 furgona të blinduar në Rinas, para drejt Vjenës?

Ku po shkojnë paratë e shqiptarëve?

Nga Redaksia – Shqipëria po digjet dhe po grabitet çdo ditë. Por duket se tani, në një ditë të bukur me diell, nuk po grabiten vetëm pasuritë, tokat dhe pronat e shqiptarëve… po grabiten edhe paratë.

Tani në Aeroportin e Rinasit, pamje që po qarkullojnë në rrjet kanë ngritur pikëpyetje të forta: rreth 10 furgona të blinduar me para janë parë duke shkarkuar pranë “Austrian Airlines”, me destinacion Vjenën.

Dhjetë furgona të blinduar. Para. Aeroporti i Rinasit. Vjena.

Por pyetja që çdo shqiptar ka të drejtë të bëjë është: ku po shkojnë këto para dhe kujt i përkasin?

Nëse kemi të bëjmë me një transport rutinë dhe të ligjshëm, atëherë sqarimi duhet të jetë i thjeshtë. Por nëse bëhet fjalë për shuma të mëdha parash që po largohen nga Shqipëria, shqiptarët meritojnë të dinë origjinën, pronarin dhe destinacionin e tyre.

Në një vend ku çdo ditë dëgjojmë për korrupsion, skandale dhe pasuri të pajustifikuara, pamje të tilla nuk mund të kalojnë thjesht si një episod i zakonshëm.

Kush po i nxjerr paratë nga Shqipëria? Ku po shkojnë? Dhe mbi të gjitha: çfarë po ndodh realisht në Rinas?

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top