Telefonata sekrete Trump–Netanyahu: Çfarë u diskutua për Iranin dhe a po përgatitet një sulm i ri pas zgjedhjeve amerikane?
Nga Redaksia – Një telefonatë e zhvilluar të shtunën mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është mbajtur nën masa jashtëzakonisht të rrepta sekreti. Madje, sipas i24NEWS, nga biseda u përjashtuan edhe këshilltarët më të afërt të kryeministrit izraelit.
Por pas kësaj telefonate qëndron një çështje shumë më e madhe se një komunikim i zakonshëm diplomatik: e ardhmja e konfliktit me Iranin dhe mundësia e rifillimit të operacioneve ushtarake amerikano-izraelite.
Netanyahu kërkon goditje të reja ndaj Iranit
Sipas raportimit të Axios, të cituar nga mediat ndërkombëtare, një nga temat kryesore të bisedës ishte gjendja e negociatave me Teheranin dhe koha e mundshme për rifillimin e sulmeve ushtarake.
Sipas burimeve amerikane dhe izraelite të cituara nga Axios, Netanyahu i ka kërkuar Trumpit që sulmet ndaj Iranit të rifillojnë menjëherë pas zgjedhjeve afatmesme amerikane të 3 nëntorit.
Nga ana tjetër, Trump raportohet se ka qenë më i prirur për t’u dhënë një mundësi negociatave diplomatike, përpara se të merret një vendim për një ofensivë të re ushtarake.
Një burim izraelit e përshkroi telefonatën si të vështirë, ndërsa një burim amerikan e cilësoi atë si një bisedë të drejtpërdrejtë.
© Copyright of PatriotikMedia.al


