Plani i Globalizmit dhe Mashtrimi “2030” që krijoi Edi Rama …

Nga Redaksia – Sipas një investigimi të realizuar nga portali PatriotikMedia.al del në përfundimin se “Agjenda 2030” është një plan i hartuar nga globalistët, i cili synon marrjen nën kontroll të pasurive tokësore dhe nëntokësore të shteteve anëtare të NATO-s.

Por çfarë është NATO?

NATO është një aleancë ushtarako-politike e përbërë nga shtete anëtare. Financimi i saj lidhet me fonde private dhe me Bankën Botërore, e cila, është një institucion privat.

Sipas këtij këndvështrimi, “2030” konsiderohej si një plan për privatizimin e pronave shtetërore në vendet anëtare të NATO-s, ku një proces i tillë është zbatuar edhe në Shqipëri nga qeveria e Edi Ramës.

Po Europa çfarë është?

Europa është një sistem ekonomik dhe monetar përmes të cilit do të mund të blihet çdo pronë shtetërore dhe pronat e qytetarëve të vegjël.

Por kush po dështon me këtë plan për dorëzimin e pronave shqiptare shtetërore dhe private?

Përgjegjësi kryesor i dështimit në këtë situatë është Edi Rama, pasi me fillimin e protestave ai ndodhet në vështirësi dhe nuk di se si të veprojë.

Më poshtë mund të lexoni:

Projekti dhe plani i Ramës “Shqipëria 2030” lidhet edhe me synimet politike të tij, për të qëndruar në pushtet për disa mandate.

Pra Rama kishte parashikuar jo vetëm mandatin e katërt, por edhe mandate të tjera në të ardhmen, sepse Rama konsiderohet pjesë e kësaj axhende dhe akuzohet se ka ndjekur një strategji për të ndikuar tek qytetarët përmes mënyrës së komunikimit politik dhe ndikimit emocional.

Deri dje shumë shqiptarë nuk e mendonin se një kryeministër mund të arrinte në një pikë të tillë që të zhgënjente njerëzit që e kanë votuar. Ndaj dhe Rama po përpiqet të dalë nga kjo situatë politike dhe kjo mbetet për t’u parë nëse do të arrijë apo jo.

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top