Gjykata e Lartë e SHBA shpreh skepticizëm për votat me post pas ditës së Zgjedhjeve …

Nga Redaksia:

Shtetet e Bashkuara po përballen me një debat të ri mbi integritetin e zgjedhjeve. Gjykata e Lartë e SHBA-së duket se ka shfaqur skepticizëm gjatë diskutimeve mbi ligjet që lejojnë pranimin e votave me post pas Ditës së Zgjedhjeve.

Momenti u shënua gjatë seancës për Watson v. RNC, një çështje që sfidon ligjin e Mississippi-t, i cili lejon që votat me post të pranohen deri në pesë ditë pas Ditës së Zgjedhjeve, për sa kohë që janë vulosur para ose në ditën e zgjedhjeve. Mississippi apeloi në Gjykatën e Lartë pasi Gjykata e Apelit e 5-të vendosi se ligji shtetëror është në kundërshtim me ligjet federale që përcaktojnë një Ditë Zgjedhjesh zyrtare.

Scott Stewart, Prokurori i Përgjithshëm i Mississippi-t, argumentoi se ligjet federale përcaktojnë qartë se zgjedhjet duhet të përfundojnë në Ditën e Zgjedhjeve, por shtoi se nuk ndalon shtetet të pranojnë vota me post që janë vulosur para ose në atë ditë.

Por pyetjet nga gjyqtarët republikanë, përfshirë Clarence ThomasAmy Coney Barrett dhe Neil Gorsuch, sfiduan këtë qëndrim, duke nënvizuar kontradiktat në argumentin se votat duhet të jenë “finale” në Ditën e Zgjedhjeve, por mund të dorëzohen më vonë përmes shërbimeve postare ose të të afërmve.

Brett Kavanaugh dhe Samuel Alito shprehën shqetësimin se pranimi i votave pas Ditës së Zgjedhjeve mund të rrezikojë besimin e publikut në procesin zgjedhor, duke rritur mundësinë e manipulimeve ose rezultateve të paqarta.

Ndërkohë, gjyqtarët demokratë Sonia SotomayorElena Kagan dhe Ketanji Brown Jackson dukeshin më pranues ndaj argumenteve të Mississippi-t, duke pyetur avokatin e RNC-së për arsyet pse të gjitha votat duhet të pranohen brenda Ditës së Zgjedhjeve.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, që zakonisht është i rezervuar, bëri disa ndërhyrje për të sqaruar termin “Ditë e Zgjedhjeve” dhe për të diskutuar votimin e hershëm.

Vendimi për këtë çështje pritet më vonë gjatë seancës 2025-2026, që përfundon në qershor. Ndërkohë, debati mbi votat me post dhe besueshmërinë e zgjedhjeve vazhdon të ndezë polemika në SHBA. /The Federalist

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *