Nga Redi Minga
Sulmi kundër Iranit nuk ishte aksidental – ishte rezultat i një plani të pritur me vite nga Benjamin Netanyahu. Kryeministri izraelit nuk la asgjë rastësie: ai manipuloi dhe shantazhoi Donald Trump, duke e detyruar të sulmonte Iranin pa asnjë miratim të vërtetë amerikan. Tel Avivi komandoi Uashingtonin për të shërbyer vetëm interesave të veta, duke treguar qartë se SHBA-të u bënë vegël e një shteti që sot është më i urryer në botë.
Shoqëria izraelite shfaqet sot më e radikalizuar se kurrë në historinë e saj moderne. Ky radikalizim nuk është thjesht produkt i rrethanave momentale, por një transformim strukturor që ka fshirë çdo nuancë mes të djathtës ekstreme dhe asaj që dikur quhej “qendra liberale”. Fryma e hakmarrjes dhe bindja se vetëm forca brutale është zgjidhja e vetme kanë krijuar një konsensus kombëtar ku lufta shihet si mjeti i parë dhe i fundit i diplomacisë.
Më poshtë mund të lexoni:
Edhe nëse Netanyahu humbet zgjedhjet e ardhshme, mekanizmi i luftës nuk do të ndalet. Pasardhësit e tij ndajnë të njëjtën agjendë ekspansioniste dhe të pakompromis ndaj çështjes palestineze dhe rajonale. Kreu i opozitës, Avigdor Liberman, shpesh i portretizuar si alternativë e moderuar në Perëndim, në fakt nuk ndryshon strategjinë ushtarake: kontroll total mbi territorin dhe zero kompromis me kundërshtarin.
Më poshtë mund të lexoni:
Ky radikalizim nuk mbetet brenda kufijve të Izraelit. AIPAC, së bashku me rrjetin e njerëzve të komanduar nga George Soros në Evropë, nxisin urrejtje, tension dhe luftë, duke shtyrë qeveritë perëndimore të marrin pjesë indirekt në konfliktet izraelite. Evropa, me burokraci si Ursula von der Leyen, ndjen pasojat e këtyre manovrave: krizë energjitike, çmime të larta të naftës dhe gazit, dhe një kontinent të gjunjëzuar ekonomikisht, ndërsa Tel Avivi dhe aleatët e tij veprojnë pa asnjë pengesë.
Në këtë klimë, çdo ofertë bisedimesh, përfshirë tentativat e Trump për “marrëveshje historike”, shihet si kurth diplomatik. Iranit i bëhet e qartë se bisedimet nën kërcënimin e sulmeve izraelite dhe sanksioneve amerikane janë të papranueshme, duke e lënë rajonin në një ngërç të rrezikshëm ku asnjëra palë nuk guxon të bëjë hapin e parë.
Më poshtë mund të lexoni:
Pa një ndryshim rrënjësor të mentalitetit brenda shoqërisë izraelite dhe pa prishjen e rrjetit të AIPAC/Soros që nxit luftën në Lindje dhe Evropë, paralajmërimet për stabilitet mbeten vetëm retorikë boshe. Izraeli sot nuk kërkon paqe – kërkon luftë, dhe çdo pushtet amerikan që tenton të ndërhyjë bëhet vetëm vegël e agresionit të tij.
