DENONCIM/Kameleoni i Soros, Arnen Sula: Nga “Tek Bunkeri” dhe Qëndresa Qytetare, pretendendon se përfaqëson opozitën dhe studentët!
Nga Redaksia – Aktivisti Andrea Bregu publikon një tjetër denoncim lidhur me personazhe që, sipas tij, kanë lidhje me rrjetin e organizatave të financuara nga Soros dhe që janë shfaqur në skenën e protestave duke pretenduar se përfaqësojnë opozitën dhe studentët.
Këtë herë, në fokus të denoncimit të tij është Arnen Sula, të cilin Bregu e lidh me organizatat “Tek Bunkeri” dhe Qëndresa Qytetare, duke ngritur pikëpyetje mbi financimet, bashkëpunimet dhe rolin e tij në protestë.
Më poshtë, lexoni postimin e aktivistit Andrea Bregu:
Kameleoni i Soros, Arnen Sula i “Tek Bunkeri” dhe Qëndresës Qytetare na qenka “opozitë” dhe “student”?
Po ky që paska punuar tek Bashkia Rrogozhinë si arkitekt deri në 2022 nuk është askushi që të vendosë nëse demokratët duhet të jenë apo jo në shesh për të protestuar.

Nga aktivisti Andrea Bregu:
Ditën e djeshme një nga diversantët e Soros që u thonin demokratëve “opozitë e shitur”, “opozita jemi ne” dhe “demokratët janë këlysha komunistash” është edhe Arnen Sula që është një kameleon sorosian i grupit të flamingove sorosiane që herë figuron tek Qëndresa Qytetare e Soros, e herë tek organizata “Tek Bunkeri”, kjo e fundit me taksat tona financohet me grante dhe projekte nga Ministria e Kulturës dhe pushteti përmes dhjetëra projekteve gjatë viteve të fundit.


Ky Sorosian që tregon se “opozita jemi ne” apo “opozitë e shitur” prej vitesh punonte si arkitet në Bashkinë Rrogozhinë sipas të dhënave të databazës së rrogave në 2022, madje e ka edhe me gjurmë publike në profilin e vetë në Facebook.

Sa për këtë organizatën “Tek Bunkeri”, nga t’ja nisësh, këta janë fiks si Qëndresa Qytetare që kur hyra sot janë të pafundme projektet dhe financimet që këta marrin nga organizatat e financuara nga Soros dhe të pafundme bashkëpunimet me to që nga SCIVED e deri tek Instituti IKESH i Lëvizjes Bashkë (ish-Organizata Politike).

E për të mos u mjaftuar aty ky figuron edhe tek Qëndresa Qytetare e Soros në takime gjatë protestës i denoncuar edhe nga JOQ Albania duke kërkuar të jetë pronar i protestës “se protesta është e flamingove dhe jo e studentëve”.

Asnjë diversant dhe mercenar i Soros nuk mund t’i tregojë demokratëve se kush është opozita, se janë “të shitur” apo “këlysha komunistash”, le më Arnen Sula, ish-punonjësi i Bashkisë Rrogozhinë. Janë askushi.


Dhe Arnen Sula është vetëm një nga disa që do të diskretitohet në publik, si vegla të Ramës që ky i fundit të rrijë në pushtet dhe këta të marrin grante, projekte dhe financime nga Soros dhe pushteti.
© Copyright of PatriotikMedia.al


