Zoti Rama! Vlora nuk shitet: Tjetërsimi i shesheve historike është tradhti ndaj Atdheut …

Nga Redaksia – Sheshet dhe godinat historike të Vlorës nuk janë thjesht hapësira urbane. Ato lidhen drejtpërdrejt me momente themelore të historisë së shtetit shqiptar, nga Shpallja e Pavarësisë te Lufta e Vlorës dhe veprimtaria patriotike e fillimshekullit XX.

Në këtë shkrim, Gezim Zilja ngre një akuzë të fortë ndaj ndërhyrjeve të kryera dhe projekteve të planifikuara në disa prej këtyre hapësirave. Ai kundërshton zhvendosjen ose ndryshimin e simboleve historike dhe kërkon që Sheshi i Flamurit, Sheshi Pavarësia, hapësira para Bashkisë dhe Qendra Historike e Vlorës të trajtohen si pjesë e trashëgimisë kombëtare.

Nga Monumenti i Pavarësisë dhe ansambli i Sheshit të Flamurit, te Shtëpia Muze e Pavarësisë, Ultimatumi i Luftës së Vlorës dhe Klubi Labëria, autori rendit një sërë shqetësimesh dhe pyetjesh për mënyrën se si po ndryshon pamja historike e qytetit.

Më poshtë është shkrimi i plotë i Gezim Ziljes:

Zoti Rama! Tjetërsimi i shesheve historike është i qëllimshëm dhe përbën tradhti ndaj Atdheut.

Për vlonjatin, Sheshi i Flamurit ka qenë dhe është adhurim hyjnor, shtëpia e shpirtit të shqiptarëve, britmë, luftë, që ndryshon rrjedhën e historisë, kur tradhtarët e nxjerrin Atdheun në pazar ose kërcënohet nga armiku. Vlora është Frymë guximi, Atdhetarizmi, Trimërie, është Amaneti i pavdekshëm i rilindasve.

Zhvendosja, ndryshimi, zhdukja e simboleve nga vendet historike, që kanë të bëjnë me themelimin e shtetit të parë shqiptar, janë veprime të papërgjegjshme të një njeriu, që ka vendosur të ndërtojë një histori tjetër e të shpikë simbole të tjera, nga ato që na kanë lënë të parët.

Ju drejtohem juve, zoti Rama:

1 – SHESHI I FLAMURIT

    SHESHI I FLAMURIT ishte një ansambël i plotësuar me Varrin Monumental të Babait të Kombit, Ismail Qemalit, Monumentin e Ushtarit të Panjohur, Shtizën e Flamurit, Monumentin Madhështor të Pavarësisë, kompleksin e rrallë me katër sferat, (topat) që përfaqësonin Shqipërinë etnike me katër vilajetet e saj dhe shatërvani, që hijeshonte gjithçka rreth e qark.

    Hapësira nga Monumenti gjigand i Pavarësisë ishte e hapur dhe harmonizohej me kodrinën përballë, ku ndodhen Varrezat e Dëshmorëve të Luftës Heroike të Vlorës më 1920 dhe atyre të Luftës së Dytë Botërore.

    Qëllimisht o Edi Rama rrafshove piedestalin dhe Monumentin e Pavarësisë 17 metra të lartë, e vendose mbi “rrota” si shtëpi arixhiu.

    Zhduke ansamblin e sferave, katër vilajeteve, simbol i Shqipërisë etnike, amanet i përjetshëm i rilindasve, me një mendjelehtësi dhe urrejtje të çuditshme.

    Ndërpreve lidhjen organike të Monumentit të Pavarësisë me Varrezat e Dëshmorëve, (Premtove sheshimin e Pallatit të Sulos po gënjeve) duke ndërtuar një ngrehinë me kolona betoni për stacion autobusash.

    2 – SHESHIN PAVARËSIA NË SKELË

      Ndërhyre në SHESHIN PAVARËSIA në Skelë, që tashmë paraqet një rrëmujë rrathësh betoni pa kuptim.

      Piramida e dheut, gropa para shtëpizës, ullinjtë e portokallet azmatike, pishat mbërthyer në hekurishte, lisharse e tubo kalamajsh, një kolonadë betoni 200 metërshe, të çojnë në një botë tjetër, pa kurrfarë lidhjeje me Shtëpinë Muze, ku vendosi selinë, qeveria e parë shqiptare, shenjë e gjallë, nga ajo kohë e papërsëritshme.

      Shtëpia Muze, zoti KM, duhet të ishte kryeqendra e Sheshit Pavarësia: gjithçka tjetër duhet të vihej në funksion të saj.

      Ishte rasti, të ndërhyhej, duke ndërtuar një kompleks muzeal, që i mungon Vlorës e Shqipërisë, që të pasqyronte luftën me pushkë e penë të rilindasve tanë nga Lidhja e Prizrenit deri në Shpalljen e Pavarësisë.

      Kthimi i portit prej 5 ha në një xhungël kullash e zhduk fare atë godinë dykatëshe ku punoi qeveria e parë shqiptare.

      3 – SHESHI PARA BASHKISË

        Në Luftën e Vlorës, organizatorët e kryengritjes i dërguan Ultimatum gjeneral Piaçentinit (godina e bashkisë sot) dhe kërkuan që trupat italiane të largoheshin nga Vlora, brenda 48 orësh.

        Ultimatumi iu dorëzua italianëve nga luftëtari Mehmet Selimi (Mallkeq) i shoqëruar nga Halim Laze (Kaninë) dhe Adem Aliko (Vranisht).

        Shqiptari trim, që përfaqësonte një ushtri vullnetarësh prej 4.000 vetësh, i kërkoi gjeneralit të ushtrisë prej 20.000 vetësh, me armët më moderne të kohës të largohej brenda afatit të caktuar, ndryshe pushka do të vendoste drejtësinë.

        Por në atë shesh, mungon simboli, mungon historia, mungon Selim Mallkeqi, Lufta e Vlorës.

        Ndërtoni një monument për luftëtarin trim, Mehmet Selimi mbi kalin e tij, me fustanellë e qylaf, në krah mavzerin dhe në dorë ULTIMATUMIN.!

        Hiqi ato shkallë me dhëmbë krokodili e pllaka betoni para sheshit të bashkisë! Çoji në Surrel të trembin pulat e gomerët, që i afrohen gardhit të sarajeve pa leje.

        4 – SHKATËRRIMI I QENDRËS HISTORIKE TË VLORËS

          Nuk u ndale së tjetërsuari Historinë e Vlorës dhe vendet e shenjta të saj.

          Kishte ngelur ende një godinë pa i vënë kazmën, ajo e Klubit Labëria, i themeluar në vitin 1908, nga dyzetë patriotë vlonjatë me President Nderi Ismail Qemalin.

          Me nismën e tyre u hap shkolla e parë shqipe në Vlorë po në vitin 1908, pastaj ajo e vashave me Marigo Posion.

          Aty vinin libra shqip të botuara në Sofie, Bukuresht, Manastir, Satmboll, pastaj shpërndaheshin në të gjithë Labërinë.

          Në atë shtëpi u organizuan dhe u përgatitën kushtet për shpalljen e Pavarësisë më 1912.

          Godina e Klubit Labëria tashmë e kthyer në Muze Etnografik dhe lagjja Muradie me ndërtesat e saj të shek. XIX, pas rehabilitimit më 2019, përbënin një ansambël kompakt, ishin krenari e qytetit, si qendër e vetme historike dhe trashëgimisë kulturore.

          Ti ashtu tinëz, me qëllimet e tua të errëta e shkatërrove Qendrën Historike duke shkelur çdo ligj e rregull.

          Sot sheshi i Muradies, paraqet një gropë gjigande, ku do të ngrihet muzeu hebraiko-shqiptar (emër i çuditshëm,) që do të fshijë nga pamja përgjithmonë Klubin Labëria. dhe do të tjetërsojë Qendrën Historike, që do të dominohet plotësisht nga tre godina Moderne, që do të paraqesin historinë e hebrenjëve nga shek, II para erës së re deri sot.

          Përse do të ngrihej pikërisht aty ai Muze!?

          Plani jot antishqiptar dhe i bandës që kryeson, me boshatisjen e Vlorës nga njerëzit, dhe mbushjen e saj me kolonë izraelitë, dhënie e Sazanit dhe 15 km bregdet hebrenjve për ndërtesa banimi, dhe tjetërsim i historisë së Vlorës flet për një “rijetëzim” pushtues pa armë të qytetit.

          Muzeu ebre, nismë jotja, eunukëve të bashkisë Vlorë dhe Ministrisë së Turizmit, është një kockë që do të ngel në fyt, dhe do të bëhet “varri jot.”

          Mjaft më! Vlora nuk shitet! Shqipëria do të rrojë!

          Ti do të hysh në histori (kështu ke thënë) por si tradhëtar që mëtove të shesësh vendin për pushtet e para.

          Nuk ke kohë të korrigjohesh prandaj mbathja te Netanjahu miku yt, se vetëm aty mund të gjesh strehë!

          PS

          Jam i sigurt se brezat që do të vijnë do të rindërtojnë Sheshin e Flamurit siç ishte madje do ta plotësojnë me ndërtimin e sarajeve të Vlorajve, ku u ngrit flamuri, do të ndërtojnë kompleksin Muzeal te Sheshi Pavarësia dhe do të ngrenë monumentin e Mehmet Selimit me shoqëruesve e tij, para sheshit të Bashkisë.

          Kjo do të ndodhë sepse gjaku i vlonjatëve dhënë për liri e pavarësi nuk harrohet, nuk zhbëhet dhe Vlora përjetë do të jetë shembull e djep lirie.

          Dy godina dhe ura lidhese me godinen ekzistuese me shtesen prej xhami dy katesh, zhdukin pamjen e Qendres Historike dhe ate te Klubit Laberia qe eshte rrezik shembjeje.

          © Copyright of PatriotikMedia.al

          Back To Top