Nga Redaksia – Në një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë, Sazan Guri ngre një sërë pikëpyetjesh mbi zhvillimet që po ndodhin në Vlorë, Zvërnec dhe në pjesë të tjera të Shqipërisë. Ai e lidh debatin me çështje që, sipas tij, shkojnë përtej projekteve të veçanta dhe prekin identitetin, territorin dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Guri sjell në vëmendje projektet, muzetë, aeroportin e Vlorës, zhvillimet në Zvërnec, ardhjen e komuniteteve të huaja dhe atë që ai e konsideron si rrezikun e humbjes graduale të identitetit shqiptar. Më poshtë po sjellim të plotë mesazhin e Sazan Gurit, pa ndërhyrje në përmbajtjen e tij: Nga Sazan Guri:
Postimi i Sazan Gurit:
E paskan vendosur qelbë….., qysh në 2022 në Parlamentin Britanik, si gjithmonë, që Vlora do t’ju jepet ‘çufove’ si shpërblim që i ruajti, i mbajti gjallë dhe i dorëzoi plot dinjitet te Zoti dhe jo te ‘dushmani’.
Pra, nuk qenka çështje Kishe e Muzeu, por të ‘rrosh apo të mos rrosh si shqiptar’, aq më tepër kur gjejnë një KM antishqiptar.
Ndaj nuk qenka ëndërr sjellja e 30,000 vietnamezëve për fermën e parë bujqësore në mbështetje të Minishtetit Izraelit. Ndaj ju, o të lumit të Vlorës, jo më kot ju morën ujin që ata, duke e gjetur shkretë me njerëz e me ujë, dinë ta ndërtojnë nga e para me ujë tjetër e me njerëz të tjerë.

Po edhe gatitje të 1 milion indianëve për 800 mijë apartamente bosh në Tiranë, ju duket rastësi juve, të dashur qytetarë! Bëni pallate, ju ndërtuesa, bëni, ……. dikush tjetër do i gëzojë. Këtu do jemi, se gjërat sot nuk lëvizin me shekuj si dikur me shpata, por me ditë nga elektronika…..
Po edhe aeroporti në Vlorë, ne kujtuam se do ishte zhvillimi ynë, joooo, si të zbresin e si të ngjiten ata?
Po ata do të kenë edhe Spital në Zvërnec, siç tha padishahu ynë! Flini ju, flini…
Kaq kanë kërkuar barbarët e ardhur sllavë, serbë, çifçinjë, ndër shekuj, një copëz tokë për bahçe, një copëz për Kishë e një copëz të vogël për shkollë, dhe e dimë shumë mirë se kush ishin muhaxhirët më pas?

Ndaj Muzetë në Shqipëri rrinë mbyllur, gjithmonë me restaurim si ky në Berat, në ndërtim e sipër ai në Tiranë, ai në Vlorë për lesh, ai në Apolloni grek, ai në Durrës helen, ai në Sarandë grek e romak, ai në Bylis grek e pakëz, pa dashje, ilir, që siç thoshte Haki Pasha turk: mos i tregoni historinë shqiptarëve se zgjohen dhe perandorinë e merr lumi!
Ndaj na lanë pak, ndaj na fusin pafund bashibozukë, patronazhistë, 9 komunitete gjoja minoritare, tre minishtete si ai bektashi i pari, ai vlleh që po thonë jemi 500 mijë dhe ky tani me çufot, dhe nuk i dihet fundi këtij populli martir historikisht, dhjetra asosacione greko e serbe, bullgare e maqedonase gati, ku Dhivri dha sinjalin e autonomisë nga shteti fatkeq shqiptar.
Dhe tani do të shikoni sesi do më turren me mijëra shqiptarë që dimë veçse shqip, por që për interesa të ditës, kur Shqipëria ndodhet keq e ngushtë për mijëra faktorë jashtë e brenda, ata duan një tjetër atdhe më shumë, të cilin s’kanë për ta gjetur kurrë, aq sa gjen ai fëmijë një baba e një nënë të dytë, kur mendon t’i braktisë ata, meqenëse janë pleq apo të sëmurë apo me halle.

Ndërkohë që ati e ama nuk e braktis kurrë fëmijën e vet edhe kur ai ka probleme të rënda shëndetësore, përkundrazi e do më shumë atë.
Sot është dita të duam më shumë Shqipërinë, se ne kemi nevojë për atë, sigurisht edhe ajo ka nevojë për ne dhe po thërret ndihmë, ndërsa një pjesë jona, mirë kafenetë mbushin, por shqelmin pse ia vënë.

Do ta shikoni këtu sesi do t’i hidhen këtij mesazhi kushtrim për ta mbytur qysh në djep mendimin sesi të reagojmë, dhe jo sesi të heshtim!
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

