Avokati Aga: Sot, 104 ditë protestë! Edhe sa ditë do të duhet vazhduar për të rrëzuar regjimin Rama-Berisha?

Nga Redaksia – Në një postim në rrjetet sociale, avokati Erald Aga ka ngritur një sërë pyetjesh të drejtpërdrejta për Grupin Nismëtar dhe grupin koordinues të protestës, e cila sot shënon 104 ditë.

Aga kërkon të dijë se cili është plani konkret për vijimin e protestës dhe si do të realizohen kërkesat politike të protestuesve, nga Qeveria Teknike te Kushtetuta e Re dhe Kodi i Ri Zgjedhor.

Ai ngre gjithashtu pyetjen se kush do të përfaqësojë protestuesit nëse nesër Edi Rama jep dorëheqjen dhe pse nuk lejohet krijimi i një lëvizjeje politike që t’i japë protestës një strukturë dhe drejtim të qartë.

Postimi i plotë:

Sot, 104 ditë protestë! Edhe sa ditë do të duhet vazhduar për të rrëzuar regjimin e kësaj klase politike Rama&Berisha?

A di ndonjëri nga Grupi Nismëtar i Protestës (koordinues), të më thotë:

  • Cili është plani i veprimit në vijim apo do të vazhdojë kështu “shtyje, ta shtyjmë”?
  • Si realizohet dhe votohet “Qeveria Teknike” pa këta parlamentarët e sotëm?
  • Si bëhet e votohet “Kushtetuta e Re”?
  • Si bëhet e votohet “Kodi i Ri Zgjedhor”?
  • Nëse nesër Rama jep dorëheqjen, si dhe kush do të përfaqësojë interesat e protestuesve? Partitë e sistemit? A ka një plan konkret apo…?
  • Pse “çeta mikrofonit” dhe “Grupi Koordinues i Protestës” nuk lejon në mënyrë kategorike krijimin e një lëvizje politike apo që protesta të ketë kokë e të jetë e organizuar për plotësimin e kërkesave politike?

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top