OPINION: Për shitjen e Shqipërisë te Izraeli, asnjë fjalë nga askush në BE dhe në Perëndim!
Nga Seferina Serani:
Për shitjen e Shqipërisë te Izraeli, asnjë fjalë nga askush në Bashkimin Evropian dhe gjithashtu as në Perëndim: SHBA, Australi, Kanada… kudo!
Eeeeej, po nuk qau fëmija, nëna nuk i jep të pijë. Boll më me flamingot, se na lodhët!
Boll më me dhëndrin dhe vajzën e Presidentit Trump, Ivanka dhe Jared Kushner. Se nuk është faji i tyre. As i zotit Trump.
Të gjitha mediat botërore merren me këta tre emra, për t’i “fajësuar ata” dhe për të mbuluar fajin e BE-së. Në këtë çështje, fajtore është vetëm BE-ja, ku ne aspirojmë të bëhemi shtet kandidat, dhe jo SHBA-ja.
BE-ja ka pasur dijeni të plotë statistikore për depopullimin e qëllimshëm të Shqipërisë nga “lozonjari i tyre dhe shakaxhiu” Edi Rama, por askush nuk e vuri asnjëherë Edi Ramën përpara përgjegjësisë.
Po ata qindra mijë qytetarë të Shqipërisë, që për pesë muaj rresht mbushën çdo mbrëmje krejt qendrën e kryeqytetit, nuk dolën “për të bërë hajgare”, si Rama në BE.
Ai popull që aq papritur u shfaq, nga “lepur në luan”, nuk pushtoi dy të tretat e Tiranës vetëm për flamingot, por për shitjen e Atdheut. Një gjë e padëgjuar në historinë botërore kjo, nga një “Kryeministër shqiptar” (fallco), me origjinë reale izraelite (të fshehur), që deri vonë nuk e dinim.
Studentët dhe rinia nuk po luftojnë për të drejtat arsimore, por për mbrojtjen e Atdheut.
Nuk jemi aq budallenj sa të na thyejnë kokën, këmbët e krahët për flamingot, por për truallin ilir, të larë me gjak nga gjenocidi kundër të parëve tanë, ndërsa koha po kërkon ende edhe gjakun tonë.
KËTO T’I SHKRUANI NË PANKARTAT TUAJA TË PROTESTËS, në çdo manifestim dhe në çdo intervistë, sidomos në gjuhë të huaja.
Shqiptarët e Belgjikës të përpiqen të marrin kontakte me eurodeputetët e 27 vendeve anëtare. Flisni me çdo eurodeputet.
Denonconi drejtpërdrejt te znj. Presidente Ursula von der Leyen, që të mos vijë më në Shqipëri, sepse boll na ka fyer me qëndrimin e saj të paskrupullt, “Bismarkian”, Çubrilloviçian dhe Millosheviçian.
Këta të tre ishin ideatorët dhe ekzekutuesit e zhdukjes etnike të shqiptarëve.
Me vizitën e saj të fundit në Shqipëri, ishte vetë znj. Presidente e Komisionit ajo që zgjodhi t’u bashkohej armiqve të Shqipërisë, sepse protesta e studentëve erdhi pikërisht për faktin se zonja në fjalë, më 6 tetor, erdhi për t’i futur shiringën e mbajtjes në këmbë të një kufome narko-pushtetare, siç është Edi Rama.
Znj. Ursula von der Leyen nuk foli asnjë fjalë për protestuesit që sfiduan gjithë verën e nxehtë për të mbrojtur jo flamingot, por Atdheun tonë të përbashkët, Shqipërinë.
Znj. Presidente duhet të kishte dhënë dorëheqjen fill pas masakrimeve që “i mbrojturi i saj”, diktatori Edi Rama, mori krahë nga mbështetja e saj dhe bëri thirrje te uniformat policore për të shtuar dhunën, duke i paguar 2 500 euro, në shkëmbim të rrogës së tyre prej 600 eurosh.
BE-ja na ka lënë të vetëm, pa mbrojtje. Koha për dialog është krejtësisht e konsumuar.
Na janë rrahur studentë, të cilëve u janë nxjerrë sytë, u janë thyer kokat, krahët dhe këmbët. Na janë rrahur pleq. Janë rrahur dhe përgjakur fëmijë nën moshën 15 vjeç.
Të gjithë këta njerëz dalin në sheshin e protestës për Atdheun dhe jo për “flamingot”, të cilët janë pjesë e ekosistemit, por jo Atdheu.
KY ËSHTË GJENOCID. TURP!
© Copyright of PatriotikMedia.al


