Dritan Kanapari: PD i hapi rrugën Ramës, tani fjalën e kanë studentët …

Nga Redaksia – Dritan Kanapari ka publikuar një reagim të ashpër ndaj Partisë Demokratike dhe rolit të saj në politikën shqiptare, duke e lidhur qëndrimin e opozitës ndër vite me vazhdimësinë e pushtetit të Edi Ramës. Sipas Kanaparit, veprimet dhe mosveprimet e PD-së kanë ndikuar në konsolidimin e pushtetit të kryeministrit, ndërsa partinë e drejtuar nga Sali Berisha e akuzon për dobësim të qëllimshëm dhe tradhti ndaj mbështetësve të saj.

Në reagimin e tij, Kanapari ndalet edhe te ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, zhvillimet brenda PD-së dhe atë që ai e konsideron si degradim të opozitës. Në fund, ai shpreh bindjen se tashmë është radha e studentëve për të marrë fjalën.

Postimi i plotë:

E MERITONI PLOTËSISHT KTË MEME, fatkeqsisht!

Pa kontributin tuaj, në veprimet dhe mos-veprimet e PD, ky kryeministër nuk do qëndronte për 15 vjet kaq i pashqetësuar me kaq shum krime mbi kurriz Madje kryeministrinë, as në ëndërr nuk do e shifte!

Ka ardhur koha të mbyllni dyqanin, se ju ia shtruat tapetin e kuq drejt pushtetit & shërbyet si patericë.
Fjalën e kanë studentët tani.

Mund të pyes dikush: “Pse PD ia paska hap rrugën me dashje Ramës sipas teje Dritan? A nuk është kjo një vet-vrasje? Pse duhet të vriste veten PD?”

Sepse Berisha mori vesht planin e Kolonizimit të Shqipërisë. Për ta penguar atë plan, as nuk donte dhe as nuk kishte këllqe, kështu zgjodhi rrugën më pak të ndyrë: dalē nga dalë ja dorëzoi PD Sorosit. Akti i parë i tradhëtisë, qe kur Sala bëri ndryshimet kushtetuese në vitin 2008 (pasi vdiq Gazidede), pastaj me radhë e me radhë derisa: ndërsa Rama radikalizohej, Sala sa vinte dhe e squllte PD, (me dashje kuptohet) Që Berisha sa vinte e po dilte nga rruga e Zotit unē e kuptova herēt, por nuk kuptoja me saktësi shkakun e degradimit të PD me dashje.

Berisha e din mirë si merret pushteti, por i tradhtoi paturpësisht mbështetësit e tij, madje tradhëtoi & veten përderisa e goditën burr 80 vjeç për ti thënë: “As zërin nuk duhet ta ngresh pa miratimin tonë.”

Një PD e tillë, e mbushur me një “elitë” si e don hasmi, nuk i hyn më në punë askujt. Të paktën atyre njerëzve si unë.!

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top