Avokati ironizon videon virale të Ramës: U morën të gjithë me videon, ndërsa ai përcolli mesazhin që donte …

Nga Redaksia – Avokati Altin Goxhaj ka reaguar ndaj videos së Kryeministrit Edi Rama, e cila po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka ngjallur diskutime të shumta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj ironizon situatën, duke pretenduar se publikimi i videos i ka shërbyer Ramës për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik.

Sipas tij, “me këtë video që përhapi me Endri Fugën, na e futi, sepse të gjithë u morën me videon, pikërisht siç deshi ai”. Ai shton se mesazhi që, sipas interpretimit të tij, përcillet është: “Vazhdoni protestoni ju, se nuk ma ndjen hiç mua.”

Megjithatë, Goxhaj argumenton se pamja e krijuar është vetëm një fasadë dhe se, sipas tij, situata reale është krejt ndryshe.

“Në fakt, e gjitha është një shfaqje sikur ky nuk e rruan fare, por ai nuk di ku ka kokën. Nuk është në terezi më”, shprehet avokati.

Në vijim të reagimit të tij, Goxhaj pretendon se një ditë më parë Kryeministri kishte ftuar në Kryeministri një delegacion prej rreth 50 personash nga Poliçani për negociata lidhur me reformën. Sipas tij, Rama nuk hyri personalisht në sallën ku ndodheshin të pranishmit, pasi, sipas pretendimeve të Goxhajt, atmosfera ishte e tensionuar dhe nuk pushonin sharjet në prani të deputetëve të Partisë Socialiste, pavarësisht përpjekjeve për të qetësuar situatën.

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top