Denoncim: Dosja “Meta” nxjerr skemën e minutave ndërkombëtare dhe …

Gent Progni është një nga zërat që ka trajtuar prej kohësh çështje të ndjeshme që lidhen me sistemin e telekomunikacionit dhe denoncime publike mbi skema të dyshuara ekonomike në Shqipëri. Në publikimet dhe denoncimet e tij në rrjetet sociale, ka sjellë vazhdimisht në vëmendje probleme që prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset shqiptare.

Nga Gent Progni:

Dosja e Ilir Metës duket se po nxjerr në sipërfaqe disa të vërteta që prej vitesh janë denoncuar publikisht, por që askush nuk guxonte t’i prekë seriozisht. Në dokumentet e publikuara përmenden emra, kompani dhe marrëveshje që lidhen me trafikun e minutave ndërkombëtare dhe problemet e shumta që qytetarët shqiptarë kanë hasur për vite me radhë në komunikimet telefonike nga jashtë vendit.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Gent Progni, përmenden lidhjet mes kompanisë UNIFI Holdings Inc dhe operatorëve telefonikë, ndërsa del në pah edhe emri i Theodhori Çamit, i cili sipas materialeve të dosjes rezulton në komunikime dhe marrëveshje të ndryshme lidhur me interkoneksionin ndërkombëtar të telefonatave.

Për vite me radhë qytetarët shqiptarë janë përballur me fenomene të çuditshme gjatë telefonatave nga jashtë:

  • numra që dilnin “Unknown”,
  • telefonata që ridrejtoheshin,
  • ndërprerje të menjëhershme,
  • apo raste kur telefonata nuk mbërrinte fare.

Këto probleme nuk kanë qenë thjesht shqetësime personale, por kanë sjellë edhe pasoja ekonomike për shumë biznese shqiptare që bashkëpunonin me kompani të huaja.

“Edhe unë personalisht kam pasur humbje në biznes për shkak të këtij problemi. Kompani të huaja si Facebook apo platforma të tjera, kur kishin nevojë të më kontaktonin për verifikime teknike, më dërgonin email duke më njoftuar se procedura nuk mund të vazhdonte sepse nuk arrinin dot të lidhen me numrin zyrtar të kompanisë”, shprehet Gent Progni.

Sipas tij, videoja e publikuar pak ditë më parë për “skemat prestanome” të lidhura me Theodhoriun, tashmë merr një tjetër dimension pas publikimit të dokumenteve të dosjes.

Në materialet e publikuara përmenden edhe emra të tjerë si Mirsa Alibekaj dhe Adrian Shatku, ndërsa SPAK pretendohet se ka evidentuar komunikime dhe marrëveshje që lidhen me aktivitetin e kompanive të përfshira në tregun e telefonisë ndërkombëtare në Shqipëri.

Pyetja që shtrohet sot është:
A ishte Shqipëria për vite me radhë pjesë e një skeme të madhe manipulimi të minutave ndërkombëtare, ndërsa qytetarët dhe bizneset paguanin pasojat?

Nëse këto pretendime provohen plotësisht nga hetimet, atëherë kemi të bëjmë me një nga skandalet më të mëdha të telekomunikacionit në vend, ku dëmi nuk ka qenë vetëm ekonomik, por edhe në besimin e qytetarëve tek sistemi i komunikimit.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *