Nga Osman Tafa:
Sot në orën 09:30 nisi mbledhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë për të shqyrtuar ndryshimin e praktikës gjyqësore mbi paraburgimet. Ky nuk është një vendim teknik – është provë e drejtësisë pas reformës.
Nga ky ndryshim mund të përfitojë çdo qytetar i zakonshëm. Por pyetja kyçe është: A do të përfitojnë edhe zyrtarët e nivelit të lartë të dyshuar për korrupsion dhe përfitime të paligjshme?
Nëse po, atëherë drejtësia shqiptare ka një problem të madh. Anëtarët e Gjykatës së Lartë duhet të jenë të qartë: asnjë përfitim për pushtetarët e korruptuar!
Nëse emra të njohur si Erion Veliaj, Ilir Beqaj, apo persona të lidhur me krimin e organizuar përfitojnë nga ky ndryshim, kjo nuk do të jetë më interpretim ligjor – është ndërhyrje e pastër politike. Në atë moment, Gjykata e Lartë nuk do të jetë gardiane e ligjit, por pjesë e problemit.
Ky është momenti për veprim. Drejtësia duhet të tregojë fytyrën e saj: mbrojtjen e qytetarëve dhe jo të pushtetarëve.
Lexues të PatriotikMedia.al, mbani sytë hapur – çdo vendim sot tregon se kush sundon në Shqipëri: ligji apo korrupsioni.
