Nga Redaksia – Në një reagim të fundit në rrjetin social Facebook, Artur Mecollari ka denoncuar një fenomen shqetësues: deputetët dhe kryetarët e bashkive po aprovojnë çdo vendim të paligjshëm të kryeministrit Rama, duke firmosur dhe vulosur ligje dhe propozime që bien ndesh me interesin kombëtar.
“Oreksi vjen duke ngrënë,” shkruan Mecollari, duke ironizuar mënyrën si pushteti përdoret për interesa personale dhe jo për qytetarët.

Një nga rastet më shqetësuese është miratimi i projektligjit që, sipas denoncimit, i mundëson Kushner të marrë falas bazën detare të Sazanit. Ky propozim vjen nga deputetja e Vlorës, Zamira Sinaj, dhe tregon qartë sesi ligjet hartohen për të përfituar një grup të caktuar, jo Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Projektligji për portet turistike i deputetes së listës së mbyllur të Vlorës shmang detyrimet dhe garancitë ligjore që zbatohen për koncesionet, duke krijuar hapësirë për përfitime personale dhe ndikim të jashtëligjshëm mbi pronat dhe burimet publike.
Ky është një shembull i qartë i mënyrës se si ligjet dhe propozimet parlamentare përdoren si instrument për shkelje të interesit kombëtar, ndërsa deputetët dhe kryebashkiakët bëhen bashkëpunëtorë të një pushteti që prioritizon interesin e pakicës mbi atë të popullit.
Sot të gjithë e dimë, se çdo firmë dhe çdo vulë që kalon në Kuvend dhe Bashki, nuk është thjesht një formalitet, por një vendim që mund të rrezikojë të ardhmen kombëtare.
