Kush fitoi dhe kush humbi? Armëpushimi 2-javor: të gjithë fitues përveç Izraelit dhe… Trump personalisht!

Nga Av. Altin Goxhaj:

Në një postim në rrjetet sociale i mirënjohuri Avokati Goxhaj, vjen me një analizë të drejtpërdrejtë dhe pa filtra mbi zhvillimet më të fundit në skenën ndërkombëtare. I njohur për qëndrimet e tij të forta dhe leximin kritik të politikës globale, ai sjell një këndvështrim ndryshe mbi armëpushimin 2-javor, duke ndarë qartë fituesit dhe humbësit në këtë përballje të ndërlikuar gjeopolitike.

Postimi i plotë:

Kush fitoi dhe kush humbi? ARMËPUSHIMI 2 JAVOR: TË GJITHË FITUES PËRVEÇ IZRAELIT DHE .. TRUMP PERSONALISHT! SHBA: fitoi shtyrjen e krizës që krijoi (shans për mosvazhdim të luftës në varësi të negociatave)

IRAN: fitoi hapësirë dhe prestigj ndërkombëtar (u bë shteti më i rrezikshëm në glob për këdo që ka interesa ekonomike në rajon sepse nuk duhet të armiqësohet me bishën e tërbuar, përkundrazi të ketë marëdhënie sa më të mira diplomatike: Spanja modeli)

PAKISTANI: u ngrit në nivel global (si lojtar që zgjidh hallet e pazgjidhshme)

KINA/RUSIA: shohin nga larg dhe përfitojnë si financiarisht ashtu edhe politikisht (sidomos në raport me SHBA duke parë rezultatet e suksesit në terren të asistencës së tyre ushtarake)

EUROPA: përkohësisht të fituar në raport me çmimet 2 javore (por të tredhur se s’kanë asgjë në dorë ndërkohë u ka humbur arsyeja morale dhe energjetike e vazhdimit të luftës me Rusinë)

LINDJA E MESME: përkohësisht të fituar me rinegocimin e luftës dhe paqes të luftës që nuk është e tyre por lë pasoja në territorin e tyre.

IZRAELI: është i humbur në aspektin si ushtarak dhe strategjik sepse mund të mbeten vetëm në këtë luftë (për aq sa nuk vazhdojnë avazin e përhershëm të fals flageve, krijimit të inçidenteve dhe Libani dhe Palestina janë testi)

TRUMP: i humbur si reputacion globalisht dhe sidomos në bazën e vet elektorale.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *