Presidenti Trump ndalon hapjen e urës së re SHBA-Kanada: “Derisa Kanadaja të na trajtojë me drejtësi dhe respekt”…

Një urë që duhej ti bashkonte, po shkakton përplasje mes dy vendeve

Nga Redaksia:

Presidenti amerikan, Donald J. Trump, ka kërcënuar të bllokojë hapjen e urës shumë të diskutueshme që lidh SHBA-në me Kanadanë, duke bërë tensionet bilaterale edhe më të thella.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, kishte deklaruar dje se pret me padurim inaugurimin e projektit miliardësh. Por Trump nuk e ka pritur aspak mirë situatën:

“Nuk do të lejoj që kjo urë të hapet derisa Shtetet e Bashkuara të kompensohen plotësisht për gjithçka që u kemi dhënë, dhe gjithashtu, Kanadaja të na trajtojë me drejtësi dhe respektin që meritojmë”, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.

Ai duket se i referohet Gordie Howe International Bridge, një urë gjashtë korsi që lidh Windsor, Ontario me Detroit, Michigan, e cila ka qenë në ndërtim që nga viti 2018 dhe pritet të hapet këtë vit.

Trump shtoi gjithashtu:

“Të gjitha të mirat që i kemi dhënë Kanadasë, ndoshta ne duhet të zotërojmë të paktën gjysmën e këtij objekti. Të ardhurat nga tregu amerikan do të jenë astronomike.”

Nga ana e tij, Kryeministri Carney theksoi se Kanadaja ka paguar mbi 4 miliardë dollarë për ndërtimin e urës dhe se pronësia ndahet mes shtetit të Michigan-it dhe qeverisë kanadeze.

Situata ka ngjallur reagime të ashpra në opinionin publik, me shumë komentues që e kritikojnë Trump për kërcënimin ndaj partnerit kryesor tregtar të SHBA-së.

Ura Gordie Howe është projekt i madh infrastrukturor, por tashmë duket se po kthehet në simbol të konfliktit politik mes dy kombeve fqinje.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *