Nga Redaksia:
Kjo histori ndodhi, sipas burimeve X, në Suedi.
Një profesor i ekonomisë tregoi se gjatë gjithë karrierës së tij nuk kishte dështuar asnjë student në provim — përveç një rasti, kur i dështoi të gjithë nxënësit e një klase.
Arsyeja?
Klasa ngulte këmbë se socializmi funksionon, sepse sipas tyre “askush nuk duhet të jetë i varfër dhe askush nuk duhet të jetë i pasur; të gjithë duhet të jenë të barabartë”.
Profesori, për t’u dhënë një mësim praktik, u tha:
Mirë pra, le të bëjmë një eksperiment socialist në këtë klasë.
Të gjitha notat tuaja do të mblidhen dhe do të ndahen me numrin e nxënësve. Kështu, askush nuk do të dështojë dhe askush nuk do të marrë notën më të lartë.”
Pas provimit të parë, u llogarit mesatarja: nota 7 (e mirë).
Nxënësit që kishin studiuar shumë u ndjenë të zhgënjyer, ndërsa ata që kishin mësuar pak u gëzuan.
Në provimin e dytë, studentët e dobët u përpoqën edhe më pak, ndërsa ata të zellshmit menduan se nuk kishte më arsye të punonin fort — pasi të gjithë do të merrnin të njëjtën notë.
Rezultati: mesatarja ra në nota kaluese minimale.
Në provimin e tretë, mesatarja përfundoi nën minimumin e kalimit — dhe për herë të parë, të gjithë dështuan.
Atëherë profesori tha:
“Ja prova më e thjeshtë që socializmi dështon pa mëdyshje:
Kur gjysma e popullatës kupton se mund të mos punojë sepse tjetra gjysmë e mban me mundin e vet,
dhe kur ajo gjysmë që punon kupton se nuk ka më arsye të përpiqet, sepse të tjerët përfitojnë nga djersa e saj — atëherë vjen fundi i çdo kombi.”
Ky eksperiment i thjeshtë suedez tregon më shumë se çdo debat politik: barazia e detyruar shkatërron nxitjen për punë, përgjum shpirtin e garës dhe varros përparimin e një kombi.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
