PatriotikMedia.al mbështet çdo zë që flet për bashkimin dhe dinjitetin kombëtar, si ky shkrim i mrekullueshëm i artistit dhe poetit Çun Lajçi. Mitrovica është për të gjithë shqiptarët — një perlë e fshehur që duhet ruajtur dhe respektuar.
Nga Çun Lajçi:
Po e shikoja nji mrekulli vjeshtore — nji perlë të mshefun mes kodrash.
E kishin True dikur, e True kishte mbetë n’rrethinat e Pukës.
Nji katund i vogël, me pak shtëpi e pak fusha, por me shumë shpirt.
Më dukej sikur e kishte ndërtue Zoti për me i kujtue njeriut se bukuria s’rrin n’pasuri, por n’thjeshtësi.
E aty, në atë qetësi zogjsh e ngjyrash, u futën zhurmat e analistëve që ulërijnë nëpër televizione.
Flasin me urrejtje, me mllef, me përbuzje — sikur Mitrovica të ishte plaçkë lufte, jo qytet njerëzish.
E m’u kujtue fjala e nji pleqnari:
“Janë untue njerëzia, e kjo s’asht shej i mirë.”
E kam pyetë veten:
Pse duhet me u kafshue njerëzit për një komunë?
Pse duhet me e nda vendin në kampe, në parti, në ngjyra e urrejtje?
Pse e kemi harrue se Mitrovica, me lumin e saj që bartë dhimbje, është e të gjithëve — e jotja, e imja, e atij, e asaj.
Pse nuk i mbajmë hidhërimet për vete, ashtu siç mbajmë edhe gëzimet?
Pse duhet me mashtrue veten e tjetrin me lista votash?
Ku asht perla e mshefun e Mitrovicës për të cilën duhet me u urrye mes vedit?
A s’e shihni se sa shumë dam i bajmë qytetit dhe njerëzve të përvuejtun, që tash e dy dekada jetojnë me ndarje, me përçmim, me heshtje?
Mitrovica s’asht plaçkë.
Asht kujtesë, gjak, djersë dhe dhimbje.
Asht pjesë e pandashme e shpirtit shqiptar.
S’ka randësi kush hyn n’godinën që quhet komunë — randësi ka me hy n’zemrat e njerëzve ndjenja e bashkimit.
Jemi shqiptarë a s’jemi?
Luftuam a s’luftuam për atdheun?
Atëherë pse duhet t’urrejmë kaq shumë për nji post?
Pse duhet ta lamë egon me na mbytë shpirtin e përbashkët?

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
