Shqipëria – Hambar i eksperimenteve të Elitës Globale energjetike …

Nga Redaksia:

Në Tiranë, me miratimin e Kryeministrit Edi Rama dhe të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, u nënshkrua një tjetër marrëveshje që e kthen Shqipërinë në një fushë eksperimentale të projekteve të huaja energjetike. Kompania CWP Europe, një ndër zhvillueset më të mëdha të energjisë së rinovueshme në rajon, ka marrë bekimin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e një parku eolik gjigant në Tropojë me vlerë rreth 600 milionë euro.

Në pamje të parë, projekti paraqitet si “investim i gjelbër” dhe si ndihmë për “pavarësinë energjetike të Shqipërisë”. Por në thelb, ai është një tjetër shembull se si qeveria e Rilindjes Sorosiane po shndërron territorin shqiptar në eksperiment të elitave ndërkombëtare, pa asnjë transparencë ndaj qytetarëve dhe me përfitime minimale për vendin.

Në të njëjtën kohë, në Mal të Zi u nënshkrua një tjetër projekt – parku diellor i Montechevos me sistem baterish për ruajtjen e energjisë – i lidhur direkt me rrjetin 400 kV dhe me kabllon nënujore drejt Italisë. Pra, energjia e “pastër” që do të prodhohet në Ballkan, në fakt do të eksportohet drejt Perëndimit, ndërsa vendet tona do të mbeten me çmime të larta dhe varësi të re energjetike.

Von der Leyen deklaroi me krenari se “Ballkani Perëndimor po ndërton një shtyllë të re energjetike për Evropën”. Por ajo që nuk tha është se kjo shtyllë po ndërtohet mbi tokat shqiptare, me burime natyrore dhe pasuri që do të kontrollohen nga kompani të huaja dhe jo nga populli shqiptar.

Më poshtë mund të lexoni:

Kompania CWP Europe, e cila ka zhvilluar edhe projektin më të madh eolik në Evropë në Rumani, është pjesë e rrjetit të madh të kapitalit ndërkombëtar që mbështet agjendën e “tranzicionit të gjelbër” – një agjendë që po përdoret për të rishpërndarë pasuritë kombëtare në duart e oligarkëve globalë.

Në Shqipëri, kjo agjendë po zbatohet me përulësi nga qeveria Rama, e cila nën maskën e “zhvillimit të qëndrueshëm”, ka dorëzuar një pasuri tjetër strategjike të vendit. Tropoja, një zonë me potencial të madh turistik dhe natyror, do të shndërrohet në laborator të turbina të huaja, ndërsa banorët vendas mbeten spektatorë në trojet e tyre.

Rilindja ka ndjekur me besnikëri recetën e Sorosit dhe të Brukselit: çdo projekt që sjell më shumë kontroll ndërkombëtar mbi burimet e vendit, paraqitet si “modernizim”, ndërsa çdo zë kritik cilësohet si “kundër zhvillimit”.

Në të vërtetë, ky nuk është zhvillim, por kapje e plotë e pasurisë natyrore të Shqipërisë nga elitat globale. Ndërsa BE dhe kompanitë e tyre përfitojnë miliarda nga energjia “e pastër”, shqiptarët mbeten me një vend të copëtuar, pa industri kombëtare dhe pa sovranitet ekonomik.

Ky është realiteti i “tranzicionit të gjelbër” në Shqipëri – një eksperiment energjetik ku Rama dhe mentorët e tij globalistë po luajnë me të ardhmen e kombit.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *