Reagimi i Shqiptarëve të Diasporës në Gjermani: Kundër aktit anti-kombëtar të Kuvendit të Shqipërisë që refuzoi njohjen e gjenocidit serb në Kosovë …

Nga Diaspora në Gjermani:

Ne, shqiptarët e diasporës në Gjermani, të bashkuar nën flamurin kuqezi dhe në respekt të sakrificës së mijëra dëshmorëve të Kosovës, shprehim indinjatën tonë të thellë dhe zemërimin e drejtë ndaj vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për të rrëzuar rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Ky vendim përbën një akt të turpshëm anti-shqiptar, një fyerje të rëndë ndaj çdo nëne që humbi fëmijën, ndaj çdo vajze që u dhunua, ndaj çdo familjeje që u shfaros nga makineria kriminale serbe gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Ne denoncojmë:

Qëndrimin pro-serb të qeverisë së Edi Ramës, e cila vazhdimisht ka relativizuar krimet e Serbisë dhe ka heshtur përballë mohimit të gjenocidit.

Përfshirjen e klikës rilindase sorosiane në Tiranë në projekte që shërbejnë për shlyerjen morale të Beogradit dhe zbutjen e qëndrimit ndërkombëtar ndaj Serbisë.

Tentativën e hapur për të minuar unitetin kombëtar shqiptaro-kosovar përmes nismave si “Open Balkan”, që janë në funksion të hegjemonisë serbe në rajon.

Ne kërkojmë:

  1. Që Kuvendi i Shqipërisë të rikthejë për votim dhe të miratojë menjëherë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, në të njëjtën formë me atë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
  2. Që deputetët shqiptarë të ndajnë qartësisht veten nga çdo politikë që mbron interesat serbe dhe të rikthehen në boshtin kombëtar të solidaritetit shqiptar.
  3. Që diaspora shqiptare në Gjermani, Zvicër, SHBA e kudo në botë të nisë një front të përbashkët moral dhe qytetar, për të mbrojtur dinjitetin e kombit dhe për të ekspozuar tradhtinë politike të Tiranës zyrtare.

🇦🇱 Fjalët e dëshmorëve janë amanet:

“Kush harron gjenocidin, e përsërit atë.”

Ne nuk do të lejojmë që interesat e Sorosit, Ramës dhe Vuçiqit të fshijnë historinë tonë të gjakut dhe lirisë.
Kosova është plagë dhe krenari e kombit shqiptar.

Në emër të komunitetit shqiptar në Gjermani
🇩🇪 Diaspora Shqiptare për Kosovën e Lirë

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *