Rama po hiqet si “Engjëll” përpara SHBA-së – tërheq ligjet e Elitës Globale, por fundi i tij politik është i pashmangshëm …

Në një kthesë të papritur politike, Edi Rama po përpiqet të rikrijojë imazhin e tij përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas viteve në shërbim të agjendës globaliste të George Soros dhe strukturave të tij ideologjike në Shqipëri, kreu i Rilindjes ka filluar të “lahet” me veprime të vonuara që duken më shumë si përpjekje për të shpëtuar veten sesa si reforma të sinqerta.

Nga Redi Minga:

Edi Rama po përpiqet të shfaqet si “engjëll pragmatist” përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brukselit, por e vërteta është e pamohueshme: damka e shërbimit ndaj Sorosit dhe projektet e tij të dyshimta politike i kanë mbetur në ballë, dhe çdo përpjekje për të ndryshuar imazhin nuk mund ta fshijë atë që shqiptarët kanë parë dhe përjetuar.

Pas viteve të shërbimit ndaj elitës globale, Rama ka filluar të tërheqë disa projektligje simbolike. Projektligji i “Prindit 1” dhe “Prindit 2” u tërhoq nga Parlamenti, dhe pritet që nesër të tërhiqen edhe ligjet e LGBT, pasi USAID nuk ka më fonde dhe Rama nuk ka ndërmend të përdorë lekët e shtetit për të mbështetur komunitetin LGBT, gjë që do t’i hapte probleme serioze vetes.

Ky nuk është reflektim moral – është frikë dhe panik politik.

Rama ka nuhatur ndryshimin e erës politike. Ai po përpiqet të duket si “engjëll” para Uashingtonit dhe Brukselit, por siç thonë shqiptarët: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Për më shumë se një dekadë, ai ka shërbyer interesave të Sorosit dhe agjendës globaliste, duke goditur familjen tradicionale dhe vlerat kombëtare. Tërheqja e ligjeve nuk mund të fshijë dosjet e hapura në SHBA dhe imazhin e tij të konsumuar në sytë e shqiptarëve.

Në të njëjtën kohë, Rama po investon në projekte energjetike të rinovueshme, por qëllimi nuk është zhvillimi i vendit, por të kënaqë Ursula von der Leyen dhe Brukselin, duke tentuar të sigurojë një rrugë të shpejtë për Shqipërinë drejt BE-së para vitit 2027. Por ky projekt duket i dënuar të dështojë: Rama nuk do të jetë më kryeministër, pavarësisht përpjekjeve për të lidhur marrëveshje që mund t’i shpëtojnë “kokën politike”.

Çdo veprim i Ramës, qoftë tërheqja e ligjeve apo investimet energjetike, tregon një strategji të frikësuar dhe oportuniste, një përpjekje për të shpëtuar fytyrën dhe pushtetin personal para SHBA-së dhe BE-së. Por historia dhe dosjet e tij politike tregojnë se fundin nuk mund ta shmangë.

Rilindasi sorosian po përpiqet të ndryshojë strategji, por strategjinë e ndryshojnë gjithmonë frikacakët që ndiejnë lagështirën nën tapet. Rama mund të maskojë fytyrën dhe të tërheqë ligje të diskutueshme, por shkeljet, tradhtia dhe lidhjet me elitën globale e bëjnë fundin e tij të pashmangshëm.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *