Macron në qorrsokak politik – Franca po përballet me krizën më të rëndë politike të viteve të fundit …

Nga Redaksia:

Franca po sheh një nga momentet më të errëta politike të dekadave të fundit. Kryeministri François Bayrou humbi votëbesimin në Asamblenë Kombëtare me 364 vota kundër dhe vetëm 194 pro, duke e detyruar të dorëzojë dorëheqjen. Tani i mbetet presidentit Emmanuel Macron të gjejë një zëvendësues, por rruga që ka përpara është gjithnjë e më e vështirë.

Masat e ashpra që sollën rrëzimin

Bayrou e lidhi votëbesimin me planin e tij për uljen e borxhit publik prej 3.4 trilionë eurosh, duke propozuar masa të rënda shtrënguese si:

Heqjen e dy festave kombëtare;

Ngrirjen e pensioneve;

Uljen e ndihmave sociale.

Këto masa u panë si sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullit francez. Për këtë arsye, të majtët dhe të djathtët ekstremë u bashkuan në një front të përbashkët për ta rrëzuar qeverinë.

Ky është dështimi i pestë për Macron në më pak se dy vjet, pasi është qeveria e pestë që bie, një rekord që dëshmon kaosin dhe paaftësinë e tij për të mbajtur stabilitetin politik. Macron, i vetëquajtur “lider europian”, sot gjendet i izoluar dhe i diskredituar.

Opsionet që i kanë mbetur janë të pakta: ose të caktojë një tjetër kryeministër kukull nga kampi i tij politik, ose të shpallë zgjedhje të parakohshme që mund ta fundosin edhe më shumë.

Shqetësimi social është gjithnjë e më i madh. Grupi aktivist “Bloquons Tout” ka shpallur protesta dhe aksione bllokuese që fillojnë këtë javë, ndërsa sindikatat kanë paralajmëruar demonstrata më 18 shtator. Franca po zien, dhe sheshi pritet të bëhet arena e vërtetë e përplasjes mes popullit të zemëruar dhe elitës politike të shkëputur nga realiteti.

Ekspertët ekonomikë paralajmërojnë se Franca nuk ka vetëm një krizë politike, por edhe një krizë të borxhit që rrezikon të shpërthejë në vitet e ardhshme. Borxhi gjigant prej 3.4 trilionë eurosh dhe politikat e dobëta të Macron e vendosin ekonominë në buzë të recesionit.

Emmanuel Macron, i cili dikur shihej si shpresa e re e Francës dhe Evropës, sot është bërë simbol i kaosit dhe paaftësisë. Me qeveri që bien njëra pas tjetrës, me një popull që po del masivisht në rrugë dhe me një ekonomi të kërcënuar nga kolapsi, Franca e Macronit po rrëshqet me shpejtësi drejt greminës politike, sociale dhe ekonomike.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *