9 Aug 2025, Sat

Tradhtia ndaj Shqiptarëve filloi me Sali Berishën – Rilindja vetëm e vazhdoi!

Nga Redi Minga:

Tradhtia ndaj popullit shqiptar nuk nisi sot. As me Edi Ramën, edhe pse ai është përfaqësuesi më brutal dhe më i pacipë i këtij degradimi kombëtar. Jo, rrënjët e kësaj tradhtie shkojnë më thellë – deri te viti famëkeq 1993 – 1994 – kur nën pretekstin e “evropianizimit”, qeveria e Sali Berishës nisi çarmatimin e shqiptarëve.

Kur në fillim të viteve ‘90 shqiptarët përjetonin një shpresë të re pas rënies së komunizmit, askush nuk e imagjinonte se shumë shpejt do të përballeshim me një tradhti të madhe kombëtare: çarmatimin e popullit, të ndërmarrë nga vetë shteti shqiptar – në emër të “reformave”, por në thelb, në shërbim të një projekti më të errët.

Ky proces nuk nisi në vitin 1997 siç mundohet ta paraqesë propaganda zyrtare. Ai nisi shumë më herët, në heshtje, që përpara shpërthimit të krizës së firmave piramidale, me urdhra të brendshëm, me presion diplomatik, dhe me mbështetje të plotë nga fondacionet e huaja, në krye me atë të George Soros.

Sali Berisha: Fillimi i Operacionit të Dorëzimit

Ishte pikërisht Sali Berisha, si president në fillim të viteve ‘92, që nisi grumbullimin masiv të armëve, shumë përpara se të shpërthente tragjedia e vitit 1997. Në vend që t’u jepte qytetarëve siguri dhe drejtësi, ai vendosi të ulej me ambasadorë e me përfaqësues të fondacioneve ndërkombëtare për të firmosur një nga marrëveshjet më të turpshme: çarmatimin kombëtar në emër të integrimit evropian.

Ai e përdori “ligjin” si kamxhik, duke futur frikën nëpër shtëpi shqiptare, dhe duke i detyruar shqiptarët të dorëzonin armët me të cilat kishin mbrojtur tokat, familjen dhe nderin për shekuj.

Por e vërteta është e hidhur: u çarmatos populli dhe u armatos mafia. U dorëzuan pushkët e fshatarëve dhe u legalizuan lidhjet me bandat politike. Shqipëria u fut në një epokë të errët, ku qytetari nuk kishte më as zë, as mbrojtje.

Edi Rama: Thonjë pa preri të një regjimi që përqesh popullin

Sot, pas më shumë se dy dekadash, Edi Rama ka marrë me përbuzje flamurin e kësaj tradhtie. Ai nuk mjaftohet me çarmatimin fizik – ai po çarmatos shpirtin e shqiptarëve. Tallet me vuajtjen e tyre, qesh me hallet e tyre, flet për Evropë ndërsa shërben interesat e Sorosit dhe të elitave globale.

Ky është ai që kur erdhi në pushtet, erdhi me thonjtë e paprerë, simbol i një arrogance primitive, i një shfaqjeje spektakli bosh, që mbështillet me fjalë të bukura por mbart thellë brenda vetes urrejtjen për vlerat kombëtare. I njejti Edi Rama që sot bën thirrje për “çarmatim total” të shqiptarëve – edhe mendërisht, edhe shpirtërisht.

Nga pushka në mur – te zinxhirët e varësisë

Çfarë ndodhi pasi shqiptarët dorëzuan armët?

Mafiozët u kthyen në deputetë.

Kriminelët u bënë drejtorë policie.

Bandat morën tenderët.

Tradhtarët morën pushtetin.

Populli mbeti pa zë, pa mbrojtje, pa dinjitet. Dhe për çdo herë që guxoi të ngrejë krye – u përqesh, u gjobit, u arrestua.

Sot, kur Kosovarëve u vendosen gjoba rrugëve shqiptare, kur patriotët përndiqen, kur mediat e lira censurohen dhe kur qytetari ndëshkohet për një “fjalë të keqe”, kujtojmë se gjithçka nisi me çarmatosjen – me tradhtinë që quhej reformë.

Në Shtetet e Bashkuara, qytetari ka të drejtë të mbajë armë. Është një e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe mbrohet me fanatizëm. Një komb që ka armë, ka dinjitet dhe fuqi për t’u mbrojtur – jo vetëm nga pushtues të jashtëm, por edhe nga shtetet tiranike të vetat.

Por pse atëherë shqiptarët, një popull me histori lufte, me Kanun, me traditë për mbrojtjen e familjes dhe nderit, u çarmatosën si dele, madje me urdhër nga lart?

Sepse ky ishte projekti i vërtetë i Sorosit dhe bashkëpunëtorëve të tij në politikën shqiptare: një popull i zhveshur nga çdo mjet mbrojtës, që nuk ngre më zërin, që pranon çdo gjobë, çdo padrejtësi, çdo nënshtrim, vetëm nga frika.

Sot Rilindja është fundi i asaj që nisi me PD-në

Sot kemi një qeveri që ka frikë nga shqiptarët, ashtu si Berisha dikur. Ka frikë nga fjala, nga memoria, nga e vërteta. Ndaj sot më shumë se kurrë, kemi nevojë të rikthejmë ndërgjegjen kombëtare, armën tonë më të fuqishme. Sepse jo armët e Berishës na mbrojnë – por e vërteta që s’duan ta dëgjojmë.

Ky është vetëm fillimi. Patriotët nuk harrojnë. Dhe kur nuk harron, nuk falet as tradhtia.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *