Heronjtë e Kosovës – Emra dhe histori që nuk harrohen …

Nga Redaksia:

Në kujtesën dhe historinë e kombit tonë, ushtarët e rënë në luftë për lirinë dhe drejtësinë janë më shumë se vetëm shifra statistikore. Ata janë emra, fytyra dhe histori që duhet njohur, respektuar dhe përjetësuar.

Në mesin e këtyre heronjve janë edhe Enver Aliaj nga Sallagrazhda e Suharekës, Jetullah Desku nga Siçeva e Klinës, dhe shumë të tjerë që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës. Institucionet tona, ashtu si dhe shoqëria jonë, i njohin ata me emër e mbiemër, jo thjesht si numra. Historitë e tyre janë pjesë e pandashme e kujtesës kombëtare dhe do të mbeten të fiksoara jo vetëm në historinë e Kosovës, por edhe në dosjet e krimeve që shteti serb kreu ndaj shqiptarëve gjatë luftës – për të cilat kërkohet drejtësi e plotë.

Rasti i veçantë i Hamit Haxhiut dhe ndëshkimi i krimeve

Një shembull i dhimbshëm i sakrificës është edhe historia e Hamit Haxhiut, eprorit ushtarak shqiptar, i cili në shkurt të vitit 1990 refuzoi të mbulonte krimin e bërë nga një oficer serb.

Më 1 shkurt 1990, Lubisha Vishnjevac nga Peja vrau një të ri me emrin Fadil Talla në Podujevë. Për të shmangur ndëshkimin, Vishnjevaci kërkoi ndihmën e kapitenit shqiptar Hamit Haxhiu, i cili refuzoi dhe kërkoi urdhërdhënësin e rastit. Gjyqi ushtarak e dënoi serbin me tetë vjet burg.

Për këtë qëndresë, Hamit Haxhiu u helmua me birrë në kuzhinën e kazermës dhe pas tre javësh luftë me pasojat, humbi jetën më 11 korrik 1990. Ai është simbol i guximit dhe integritetit në mes të një kohe të errët.

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës – për dokumentimin dhe drejtësinë

Janë mbi 135 raste me histori të tilla që dëshmojnë dhimbjen dhe sakrificën e popullit tonë. Secili prej tyre do të hulumtohet dhe do të ketë vendin e merituar në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë – një institucion i themeluar pikërisht për të mbledhur, evidentuar dhe kërkuar drejtësi për viktimat dhe të mbijetuarit e këtyre krimeve.

Kujtesa që bashkon dhe drejtësia që nuk harrohet

Kjo është rruga jonë për të ndërtuar një shoqëri ku kujtesa historike, respekti për viktimat dhe kërkimi i drejtësisë janë themeli i një të ardhmeje të ndritur për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit new.patriotikmedia.al/. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

3 thoughts on “Heronjtë e Kosovës – Emra dhe histori që nuk harrohen …”

  1. Поисковая оптимизация сайтов — это комплекс работ, ориентированных на рост видимости в поисковой выдаче.
    Главная цель такого продвижения — поднять веб-ресурс на первые места поисковой выдачи по ключевым запросам.
    http://prodvizhenie-saytov-moskva.ru/prodvizhenie-saytov-v-kazani/
    Для этого оптимизаторы проводят внутренний анализ, работают над контентом, структурой и ссылочным профилем.
    В результате проект становится популярнее в поисковой выдаче, получает значительно больше целевого трафика и наращивает продажи.

  2. Эти ресурсы для совершеннолетних способны служить инструментом сексуального просвещения.
    Такие платформы позволяют людям безопасно изучать свои желания и интересы.
    erostoryai.com
    Для партнёров общий интерес может служить стимулом для откровенного диалога о потребностях.
    Помимо этого подобные платформы помогают снижать внутреннее напряжение и сохранять эмоциональное здоровье.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top