Zbulohet Grusht i Shtetit: Gjenerali Flynn kërkon arrestimin e Obamës, Hillary-t dhe kupolës së CIA-s dhe FBI-së!

Nga Redaksia:

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, gjenerali në pension Michael Flynn, ka publikuar një memorandum tronditës ku kërkon që administrata e re e Trump të ndërmarrë masa të menjëhershme kundër atyre që ai i konsideron organizatorët e një grushti shteti institucional në vitin 2017, të njohur si “Russia-Gate”.

Në dokumentin e bërë publik, Flynn i bën thirrje zyrtarisht prokurores së përgjithshme Pam Bondi dhe drejtorit aktual të FBI-së, Kash Patel, që të nisin hetime dhe të bëjnë arrestime ndaj:

James Comey, ish-drejtor i FBI-së

James Clapper, ish-drejtor i inteligjencës kombëtare

John Brennan, ish-drejtor i CIA-s

Hillary Clinton

Barack Obama

Flynn thekson se dokumentet e deklasifikuara zbulojnë një komplot të mirëorganizuar për të delegjitimuar zgjedhjen e Trump si president dhe për ta përmbysur administratën e tij përmes manipulimeve të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë. Ai e quan këtë një tradhti të lartë që nuk mund të kalojë pa ndëshkim.

Përmes postimeve në platformën X (ish-Twitter), Flynn shprehu frustrimin e tij:

“Populli është i ngopur. Dalin tonelata provash për Russia-Gate, por askush nuk po arrestohet. Djall ta hajë! As hetim nuk duket se ka, ndonëse ata u përpoqën të përmbysnin presidencën e Shteteve të Bashkuara.”

https://t.co/a1bL5BNs5d

— General Mike Flynn (@GenFlynn) July 6, 2025

Reagimi i Flynn vjen pas një postimi nga gazetari investigativ Paul Sperry nga New York Post, i cili shkruan se një burim nga inteligjenca amerikane ka zbuluar se:

“Obama i dha urdhër Komunitetit të Inteligjencës (ICA) të krijonte një kurth për Trump dhe ta destabilizonte përpara se ai të niste mandatin presidencial. Kjo ishte një operacion shumë më i rrezikshëm se çdo gjë që mund të kishte planifikuar Putini. Obama dhe Hillary e planifikuan, CIA dhe FBI e zbatuan.”

Deklaratat janë komentuar gjerësisht nga figura të rëndësishme konservatore dhe më pas janë shpërndarë e mbështetur edhe nga vetë Flynn, i cili kërkon që për herë të parë, në historinë politike amerikane, të ndëshkohen autorët e një grushti të heshtur institucional ndaj një presidenti të zgjedhur.

Në një kohë kur qeveritë dhe agjencitë e sigurisë pretendojnë se mbrojnë demokracinë, dëshmitë po tregojnë se janë vetë këto struktura që kanë shkelur themelet e saj. Të gjithë ata që e përdorën “Russia-Gate” si armë politike për të rrëzuar presidentin e zgjedhur, duhet të përgjigjen para ligjit dhe historisë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *