Një sondazh i ri tronditës në Britaninë e Madhe ka nxjerrë zbuluar të vërtetën që politikanët perëndimorë përpiqen ta fshehin: gjysma e qytetarëve britanikë mendojnë se Izraeli po kryen gjenocid ndaj popullit palestinez në Gaza.
Sipas sondazhit të kryer nga YouGov në bashkëpunim me organizatat Action for Humanity dhe International Centre of Justice for Palestinians (ICJP):
55% e britanikëve janë kundër sulmeve të Izraelit në Gaza
Nga këta, 82% besojnë se veprimet përbëjnë gjenocid të pastër ndaj palestinezëve
65% mbështesin që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të arrestohet, nëse hyn në territorin britanik, duke iu zbatuar urdhri i Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Ky është një mesazh i qartë nga populli britanik: ata nuk mashtrohen më nga propaganda e medieve dhe politikanëve që justifikojnë bombardimin, vrasjen dhe shfarosjen e civilëve palestinezë në emër të “vetëmbrojtjes izraelite”.
Elitat politike në panik, qytetarët kërkojnë drejtësi
Sipas komentuesve dhe organizatave pro-palestineze në Londër, kjo është një shenjë që ndërgjegjja publike në Europë po zgjjohet, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara për të paraqitur Izraelin si viktimë dhe për të heshtur zërat kritikë.
“Populli nuk mashtrohet më” – thanë përfaqësues të ICJP, duke shtuar se krimet në Gaza janë dokumentuar tashmë dhe askush nuk mund t’i mbulojë me propagandë apo diplomaci fallco.
Reagim në rritje ndaj furnizimeve me armë për Izraelin
Në dritën e këtij sondazhi, shumë grupe dhe qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar po i bëjnë thirrje qeverisë që të ndërpresë çdo furnizim ushtarak dhe bashkëpunim me regjimin izraelit, derisa të ndalohen sulmet mbi civilët dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtij gjenocidi.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
