Nga Redaksia – Në një reagim me nota të forta ironie, gazetari Basir Çollaku ka thumbuar realitetin shqiptar dhe mënyrën se si paraqiten si “produkte vendase” edhe ato që, në fakt, kanë shumë pikëpyetje mbi origjinën e tyre.
“Të vetmet prodhime Made in Albania: emri ‘SHOTA’, flamuri (ky jo 100% i sigurtë, se mund të jetë edhe kinez, apo turk si prodhim), si dhe 9 ‘inxhinierët’. Edhe godina, po ashtu. Edhe qielli..”, shkruan Çollaku.
Ironia është e qartë: në një vend ku gjithçka kërkon të prezantohet si sukses, mjafton të vendosësh etiketën “Made in Albania” dhe, sipas këtij reagimi, edhe flamuri mund të futet në listën e prodhimeve vendase — me kusht që të mos bëjmë shumë pyetje për vendin ku është prodhuar.
Pastaj janë 9 “inxhinierët”, godina dhe, për të mos lënë asgjë jashtë, edhe qielli shqiptar.
Një “Made in Albania” i plotë, pra: emri vendas, flamuri… ndoshta, 9 “inxhinierë”, godina dhe qielli.
Pjesa tjetër? Me sa duket, duhet të presim edhe pak për të mësuar se çfarë është vërtet prodhim shqiptar dhe çfarë thjesht është pajisur me etiketën “Made in Albania”.

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

