Av. Goxhaj: Pas marrëveshjes Shqipëri – Vietnam lidhet dhe marrëveshja me Indonezinë për punëtorët emigrantë, po zbatohet plani për zëvendësimin e shqiptarëve …

Nga Redaksia – Nënshkrimet e memorandumeve të bashkëpunimit mes Shqipërisë Vietnamit dhe Indonezisë për punëtorët emigrantë ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Faqja zyrtare Vietnam.vn raporton se kjo marrëveshje u nënshkrua më 29 korrik në Vietnam nga ministrja shqiptare e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Vietnamit, raportoi gazeta vietnameze Lao Dong.

Ku sipas memorandumit, punëtorëve vietnamezë do t’u garantohet trajtim i barabartë në marrëdhëniet e punës, përfshirë pagat, kushtet e punës dhe përfitimet sociale, në përputhje me legjislacionin shqiptar.

Një tjetër pikë e rëndësishme e marrëveshjes është se punëtorët nuk do të paguajnë kostot e rekrutimit apo të udhëtimit përpara largimit nga Vietnami. Këto shpenzime do të mbulohen nga punëdhënësit.

Dhe po sipas autoriteteve vietnameze, Shqipëria ka nevojë për rreth 20 mijë deri në 30 mijë punëtorë të huaj. Ky numër i referohet kërkesës së përgjithshme të vendit për fuqi punëtore nga jashtë dhe nuk përbën një kuotë të dedikuar vetëm për punëtorët vietnamezë.

Një ditë më vonë, më 31 korrik, u firmos një tjetër marrëveshje Shqipëri dhe Indonezi, ku kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për vendosjen dhe mbrojtjen e punëtorëve emigrantë, duke hapur rrugën për punësimin e qytetarëve indonezianë në tregun shqiptar të punës. Marrëveshja u firmos të enjten në Xhakartë dhe pritet të hyjë në zbatim deri në fund të vitit 2026.

Ministrja shqiptare e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u shpreh optimiste se bashkëpunimi do të konkretizohet përmes marrëveshjeve teknike dhe forumeve të biznesit që pritet të nisin që këtë vjeshtë.

“Shpresoj që, pas këtij memorandumi, ministri për Mbrojtjen e Punëtorëve Migrantë të Indonezisë të vizitojë Shqipërinë për të vijuar zbatimin e marrëveshjes. Gjithashtu, shpresoj që që nga kjo vjeshtë të mund ta operacionalizojmë atë përmes një forumi biznesi dhe një marrëveshjeje teknike”, deklaroi Ibrahimaj.

Sipas saj, memorandumi do t’u mundësojë qytetarëve indonezianë të punojnë në Shqipëri në mënyrë të sigurt, të rregulluar dhe etike, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve migrantë, por edhe interesat e komunitetit të biznesit shqiptar.

Një nga reagimet më të ashpra ka ardhur nga avokati Altin Goxhaj, i cili i konsideron këto marrëveshje si pjesë të një plani më të gjerë për ndryshimin e përbërjes demografike të Shqipërisë.

Postimi i avokatit Goxhaj në 30 korrik:

30 mijë vietnamezë si fillim!

Do na zëvendësojnë si popull, si komb, me kolonët izraelitë dhe skllevërit e tyre nga India dhe Filipinet, dhe tani po shtojnë edhe vietnamezët!!! Prandaj duhet të vini në protestë që të pastrojmë kancerin qeveritar!!!

Pas reagimit të marrëveshjes së parë avokati Goxhaj ka bërë një tjetër status më 31 korrik :

Pas marëveshjes për 1 milionë indianë, 20 mijë filipinas, 30 mijë vietnamezët e parë, nënshkruhet edhe marëveshja për 40 mijë indonezianët e parë! Kjo plehra Delina Ibrahimaj po mbush pamporët për të plotësuar objektivin e Ramës të përcaktuar nga çufoja Ricardo Hausman i kontraktuar nga Fondacioni Soros, për 1 milionë skllevër indianë dhe shtesat e tjera nga Azia Juglindore për të na zëvendësuar plotësisht me skllevër për 300 mijë kolonët izraelitë që do të jenë pronarët e ardhshëm të Shqipërisë!!!

Ju që nuk dilni në protestë, pas qafe do ta keni, mos u mërzisni. Edhe brekët do t’ju marrin para se t’ju dëbojnë nga Shqipëria! Ndërsa Edi Rama dhe banda e tij duhet të luten çdo ditë që të mos u dalë përballë ndonjë Avni Rustem që i dhimbset vatani…

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top