Edi Rama shpërblen me 446 milionë lekë banditët me uniformë që dhunuan të rinjtë, ndërsa drejtësia hesht për dhunën …
Nga Redaksia – Në kulmin e revoltës qytetare kundër qeverisë Rama, 446 milionë lekë të reja janë shpërndarë si shpërblime speciale për strukturat e Policisë së Shtetit. Pagesat janë kryer në vetëm gjashtë ditë, në një kohë kur pamjet e dhunës policore ndaj protestuesve kanë tronditur opinionin publik. Efektivë me fytyra të mbuluara, pa numra identifikimi dhe me shkopinj në duar janë filmuar duke goditur të rinjtë, duke shkaktuar plagosje të rënda në kokë dhe trup.
Ndërkohë, qeveria dhe drejtuesit e Policisë mohojnë përgjegjësinë për dhunën e denoncuar, ndërsa miliona lekë nga taksat e qytetarëve shkojnë për shpërblimin e strukturave policore.
Shqipëria po përjeton një nga përplasjet më të forta mes qytetarëve dhe pushtetit të Edi Ramës. Ajo që nisi si një lëvizje proteste kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe shitjes së Shqipërisë, u shndërrua në një revoltë të fuqishme rinore, ku studentët dhe të rinjtë dolën në rrugë për të kërkuar largimin e kryeministrit dhe ndryshimin e sistemit politik.
Përballë kësaj lëvizjeje, përgjigjja e pushtetit ka qenë edhe përdorimi masiv i forcave policore. Në rrugët e Tiranës janë regjistruar skena të rënda dhune, përdorim i gazit lotsjellës plumba gome dhe metalike si dhe goditje të protestuesve me shkopinjë metalik në kokë.
Shqipatrët dhe mediat kanë filmuar dhe fotografuar efektivë policie me fytyra të mbuluara, pa numra identifikimi dhe me shkopinj metalik në duar, duke goditur të rinjtë. Protestuesit kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe trup, përfshirë plagë dhe çarje në pjesën e kafkës.
Denoncimet për përdorimin e shkopinjve me përbërje metalike, të mbështjellë me material gome, e bëjnë edhe më të rëndë këtë çështje. Nuk bëhet fjalë për mjete të zakonshme goditjeje, por për mjete që, sipas denoncimeve dhe verifikimeve të publikuara, kanë shkaktuar dëmtime të rënda te të rinjtë.
Skenat e dhunës kanë sjellë krahasime edhe me ndërhyrjet e forcave izraelite ndaj palestinezëve, për shkak të brutalitetit të goditjeve dhe mënyrës së trajtimit të protestuesve.
Rama dhe Skënder Hitaj: kush mban përgjegjësi për dhunën ndaj të rinjve?
Pyetja që kërkon përgjigje është e drejtpërdrejtë: si është e mundur që të rinjtë të përfundojnë në spitale me dëmtime të rënda, ndërsa institucionet shtetërore mohojnë përgjegjësinë për dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë?
Ku janë identifikimet e efektivëve që shfaqen në pamjet filmike? Kush i ka urdhëruar ndërhyrjet? Kush mban përgjegjësi për goditjet në kokë dhe plagosjen e protestuesve?
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, duhet të japë llogari për mënyrën se si janë organizuar ndërhyrjet policore dhe përse efektivë pa shenja identifikimi janë lejuar të veprojnë në këtë mënyrë.
Edhe Prokuroria duhet të japë përgjigje për ecurinë e hetimeve dhe përgjegjësinë e personave që kanë ushtruar dhunë.
Ndërkohë, protestuesit përballen me procedime dhe ndëshkime, ndërsa qytetarët presin të shohin nëse do të ketë përgjegjësi reale për efektivët që kanë goditur të rinjtë.
Ndërkohë Rama hap thesin sikur ti kete paratë që ja kish lënë Babai plotë 446 milionë lekë në gjashtë ditë shpërblime speciale për Paramilitaret e policisë se “shtetit”
Pikërisht në këtë klimë politike dhe shoqërore vjen Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 787, datë 19 tetor 2026, për shpërblime speciale për punonjësit e Policisë së Shtetit.
Linku i shpërblimeve speciale për Paramilitarët që mbajnë uniformën e policisë së “shtetit”: https://spending.data.al/sq/transaksione?kerko=VKM%20787%20dt%2019.10.2026&faqe=1

Sipas të dhënave të publikuara nga AIS – Spending Data Albania, pagesat arrijnë në 446 milionë lekë të reja, të ekzekutuara në dy data:
- 23 tetor 2026.
- 29 tetor 2026.
Pra, brenda vetëm gjashtë ditësh, nga buxheti i shtetit janë shpërndarë 446 milionë lekë për personelin e disa strukturave policore.
Strukturat përfituese janë:
- Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
- Reparti Special RENEA.
- Qendra e Furnizimit Materialo-Teknik (QFMT).
- Drejtoria e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Tiranë.
- Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.
- Drejtoria e Antiterrorit.
- Komisariati i Policisë, Njësia e Sigurisë Shkodër.
- Komisariati i Policisë Berat.
Vëmendje të veçantë merr përfshirja e Qendrës së Furnizimit Materialo-Teknik, e cila furnizon strukturat policore me mjete dhe pajisje, përfshirë edhe pajisje që lidhen me përdorimin e gazit lotsjellës.
Rama shpërblen strukturat që përballen me protestën
Koha e këtyre pagesave ngre pikëpyetje të forta politike. Ndërsa mijëra qytetarë dhe të rinj kërkojnë largimin e qeverisë, strukturat policore të angazhuara në përballjen me protestat përfitojnë shpërblime speciale nga buxheti i shtetit.
A lidhen këto shpërblime me angazhimin e strukturave policore gjatë protestave?
Sa efektivë kanë përfituar dhe sa ka marrë secili?
Cilat janë kriteret për ndarjen e 446 milionë lekëve?
A janë përfshirë në listat e shpërblimeve edhe efektivë që kanë qenë pjesë e ndërhyrjeve të dhunshme ndaj protestuesve?
Këto janë pyetje që qeveria duhet t’u përgjigjet publikisht.
Edi Rama po përballet me një lëvizje qytetare që kërkon largimin e tij nga pushteti. Në vend që të japë përgjigje për krizën politike dhe denoncimet për dhunë policore, qeveria shpërndan qindra miliona lekë për strukturat e Policisë së Shtetit.
Për protestuesit, kjo është një tjetër arsye për të kërkuar llogari nga pushteti. Për qytetarët, është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me përdorimin e parave publike dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
Një kryeministër nuk mund ta trajtojë Policinë e Shtetit si mburojë politike dhe as uniformën si leje për të ushtruar dhunë pa përgjegjësi. Paratë publike nuk janë pronë e qeverisë, ndërsa drejtësia nuk mund të zbatohet vetëm ndaj protestuesve.
Burimi: AIS – Spending Data Albania https://spending.data.al
© Copyright of PatriotikMedia.al


