Këmban alarmi: Avokati Goxhaj: Shqipëria koloni e Izraelit – Flamuri izraelit në Spitalin Pediatrik në Tiranë …

Nga Redaksia – Një video e publikuar nga avokati Altin Goxhaj në rrjetin social Facebook ngre një seri akuzash të forta lidhur me praninë e flamurit të Izraelit në Spitalin Pediatrik në Tiranë.

Goxhaj shfaqet përballë urgjencës së Spitalit Pediatrik, ku drejton kamerën drejt katit të dytë të godinës dhe tregon dy dritare ku, sipas tij, dallohen flamujt e Izraelit dhe Shqipërisë.

“Kam ardhur t’ju tregoj se tashmë flamuri i Izraelit është flamuri zyrtar i Shqipërisë”, deklaron avokati Goxhaj, duke treguar me dorë drejt dritareve të spitalit.

“Kam këtu dy dritare ku ju mund të dalloni këtu dhe këtu sa flamuj të Izraelit janë dhe sa flamuj shqiptarë”, vijon ai.

Për Goxhajn, prania e flamurit izraelit në Spitalin Pediatrik nuk është një detaj i parëndësishëm, por sipas tij një simbol i asaj që ai e quan “kolonizim të Shqipërisë nga Izraeli”.

https://rumble.com/embed/v7c9722/?pub=1rmzky

“Shqipëria zyrtarisht është koloni e Izraelit”

Në videon e tij, avokati e çon akuzën më tej, duke deklaruar:

“Shqipëria zyrtarisht është koloni e Izraelit, sic ka qenë në vitin 1944 deri në 1948 koloni e Jugosllavisë.”

Goxhaj bën edhe një krahasim mes dy periudhave, duke argumentuar se ndryshimi, sipas tij, është se “kolonia e Jugosllavisë në atë kohë ishte me shqiptarë, kurse kolonia e Izraelit me skllevër nga Azia Lindore”.

Ai paralajmëron se, sipas këndvështrimit të tij, “nuk do të ketë më vend për shqiptarët”.

“Ata janë në spitalin tuaj, te fëmijët tuaj”

Në vijim të videos, Goxhaj u drejtohet drejtpërdrejt qytetarëve shqiptarë.

“Flas për të mirën tuaj. Tashmë ata janë në spitalin tuaj, te fëmijët tuaj”, shprehet ai, duke e lidhur praninë e flamurit izraelit me pretendimin e tij për një ndikim të drejtpërdrejtë izraelit në Shqipëri.

Avokati u bën thirrje qytetarëve që të reagojnë dhe të marrin pjesë në protesta.

Goxhaj: “Rrëzimi i Ramës është hapi i parë drejt fitores”

Në pjesën e fundit të videos, avokati Goxhaj e lidh çështjen e flamurit me situatën politike në Shqipëri dhe me protestat kundër qeverisë.

“Mos harroni sot në protestë edhe më shumë. E vetmja rrugë për të shpëtuar nga pushtimi i Shqipërisë, zhdukja e Shqipërisë, krijimi i kolonisë së Izraelit aty ku dikur ka qenë Shqipëria, është protesta”, deklaron ai.

Më tej, Goxhaj e cilëson “rrëzimin e Ramës si hapi i parë drejt fitores”.

Në videon e tij ai sulmon gjithashtu disa figura politike dhe publike, duke përmendur Arlind Qorin, Agron Shehajn, Adriatik Lapajn dhe Sali Berishën, të cilëve u atribuon lidhje apo ndikim nga Sorosi dhe Izraeli.

“Nuk kemi çfarë të humbasim”

Në mbyllje të videos, avokati Goxhaj e përmbledh mesazhin e tij me një tjetër thirrje për protestë dhe përballje politike:

“Ne kemi vetëm një rrugë: të luftojmë, të fitojmë. Nuk kemi çfarë të humbasim. Humbja është vdekja, fitorja është e vetmja rrugë.”

Videoja e publikuar prej tij ka vendosur kështu në qendër të debatit një pamje konkrete nga Spitali Pediatrik në Tiranë: flamuri shqiptar dhe flamuri izraelit të vendosur në dritaret e godinës, pamje të cilën Goxhaj e interpreton si një shenjë të asaj që ai e quan “kolonizim të Shqipërisë nga Izraeli”.

Deklaratat dhe akuzat e mësipërme janë ato të bëra nga avokati Altin Goxhaj në videon e publikuar prej tij.

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top