URGJENTE! Avokati Altin Goxhaj ngre alarmin: Protesta e 28 Nëntorit në orën 10:00, ndërsa Qëndresa Qytetare njofton 12:00! Kush po tenton të çorientojë qytetarët?
Nga Redaksia – Avokati Altin Goxhaj ka publikuar një reagim të fortë lidhur me organizimin e protestës kombëtare të 28 Nëntorit në sheshin Skënderbej, duke ngritur shqetësimin për publikimin e dy orareve të ndryshme për zhvillimin e tubimit.
Në reagimin e tij, Goxhaj akuzon faqen e organizatës Qëndresa Qytetare se ka promovuar orën 12:00, ndërkohë që, sipas tij, aktorët e tjerë të përfshirë në protestë kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në orën 10:00, në sheshin Skënderbej.
Avokati e cilëson këtë mospërputhje si një përpjekje për të krijuar konfuzion te qytetarët dhe për të dobësuar mobilizimin për protestën e 28 Nëntorit.
Goxhaj: Paralajmërova se do të kishte njoftime me orare të ndryshme
Në deklaratën e tij, Goxhaj pretendon se publikimi i orarit 12:00 nuk është një rastësi, por pjesë e një strategjie për të çorientuar qytetarët. Ai thotë se e kishte paralajmëruar këtë skenar disa javë më parë dhe e lidh çështjen me mundësinë që qeveria të organizojë aktivitete në sheshin Skënderbej me rastin e festimeve të 28 Nëntorit.
Sipas avokatit, zgjedhja e orës 10:00 synon të shmangë çdo përplasje të mundshme me aktivitete të tjera që mund të organizohen në shesh.
Akuzat për lidhjet dhe drejtimin e Qëndresa Qytetare
Në reagimin e tij, Goxhaj ngre gjithashtu pretendime për financimin, administrimin dhe personat që, sipas tij, kanë lidhje me Qëndresa Qytetare.

Ai përmend Mateo Yskollarin, Endri Shabanin, Ermal Hasimen, Rigels Xhemollarin dhe Migen Qiraxhiun, duke pretenduar se ekzistojnë lidhje organizative dhe politike mes tyre. Goxhaj i referohet gjithashtu lidhjeve të pretenduara me rrjete të financuara nga Soros.
Mesazhi i Goxhajt: Qytetarët të mos ngatërrohen për orarin
Postimi i plotë:
Urgjente! Shpërndajeni!
STOP ZOGJVE TË QYQES SOROS PËR TË ÇORODITUR QYTETARËT PËR ORËN 10:00 TË PROTESTËS SË 28 NËNTORIT NË SHESHIN SKËNDERBEJ! REAGONI! SHPËRNDAJENI!
Ti ndalim diversionet e zogjve të qyqes Soros!
Shikoni pak faqen e Qëndresa Qytetare që financohet nga Soros e administruar nga stafi i kësaj OJFje të Soros si filloi diversionet kundër protestës së 28 Nëntorit! Japin orën 12:00 kur të gjthë aktorët e protestës pa përjashtim kanë promovuar orën 10:00 tek Sheshi Skënderbej!
https://qeverisja.qq.com.al/…/01/CV_Mateo_Yskollari.pdf

Arsyeja e kësaj ore është që Rama të mos ketë mundësi të organizojë asgjë në Sheshin Skënderbej dhe të mos kemi konflikt me ata që do sillte Rama për “festime”!
https://qeverisja.qq.com.al/…/arsimi-sporti-dhe-rinia…

Siç ju kam paralajmëruar para 3 javësh Rama do të përdorte pikërisht këtë diversion me njoftime me orë të ndryshme! Kjo faqe administrohet nga Mateo Yskollari produkt i OJFsë së themeluar nga Endri Shabani shumë vite më parë e lidhur shumë ngushtë me Ermal Hasimen e Soros dhe e drejtuar nga Rigels Xhemollari dhe Migen Qiraxhi pjesë të strukturës së Ermal Hasimja ish anëtar i Bordit të Soros deri para dy vitesh!


SHPËRNDAJENI SA MË SHUMË KËTË POSTIM PËR TIA HEDHUR NË ERË DIVERSIONIN RAMËS & SOROS PËR TË ÇORODITUR QYTETARËT PËR ORËN E PROTESTËS!!!
Çdo të dhënë se kush janë këta LEXONI LINKET E MESIPERME!
© Copyright of PatriotikMedia.al


