Nga Pranvera Xhafa:
Spanja e mori kupën e botës dhe e futi në qese plasmasi, njësoj si trurin!
Spanja, mbasi i ra qylit, dhe Franca etj., u pushtuan nga ato që dikur pushtonin, e kështu me radhë. Të gjithë ata që u përlyen në sundim, në garën e racave, aftësive, meritave, pasurive të popujve të tjerë apo individëve, të gjithë janë të zëvendësueshëm. Kjo nuk do të thotë se ndodh kur të pëlqen apo kur s’të pëlqen ty, apo se ke urrejtje.
Thotë një shprehje nga jugu: “Ma hipe njëherë, o ta hipi dy herë”.
Efekti i globalizmit do të ruajë vetëm atë popull apo individ që ka ruajtur identitetin e vet në tërësi, biologjinë, natyrën dhe gjenezën e tij.
Globalistët iu mbushën mendjen injorantëve të pasuruar rishtazi se: nafta vlen më shumë se uji. Gjithashtu ju zbritën nga mali në det dhe në qytet, rrini si “shit nashi”, duke luftuar me gurë për ujin.
Dhe lutuni t’ju pushtojë Izraeli e Amerika, të paktën s’do t’ju lënë të vdisni për ujë, sigurisht nëse punoni dhe meritoni të qëndroni në vendin që e shkatërruat vetë, e me njëri-tjetrin që doni ta hani mish, ku në gjysmën e varreve i keni vrarë natën dhe i keni qarë ditën, e vazhdoni ta bëni.
Në këto raste dikush mendon të ndërrojë popullin, jo qeveritë!
Njësoj si “fermeri i madh”, që nuk mund të mbajë lepujt pranë dhelprave dhe të mbjellë vetëm sallatë, por duhet dhe drith, duhen dhe ujqër, duhen dhe bagëti.
Me 1490 Spanja përzuri gjithë hebrenjtë pse nuk pranonin fenë e tyre. I mori sulltan Bajaziti dhe i shpërndau në perandori, ku sigurisht ishte dhe Shqipëria e dikurshme.
Në Vlorën e sotme kishte pak banorë, kryesisht tregtarë, dhe dihet që hebrenjtë do të vendoseshin në qendrat tregtare dhe qytetet kryesisht bregdetare, si dhe në profesionet e kohës.
Vlora kishte Kaninën, Tragjasin etj. Nuk kishte shqiptarë që rrinin buzë deteve dhe dikur ultësirat e tilla përdoreshin për rezidenca kur vinin të huajt, por jo për të banuar përherë.
Hebrenjtë kuptuan se për sytë e botës nuk kishte rëndësi çfarë feje ke, por të ruhej identiteti, qoftë dhe ai fetar brenda për brenda, origjina dhe vëllazëria, dhe t’i japësh botës diçka që i lidh: “PARAJA”, materia, kontrolli i materies.
Dhe për këtë janë zgjedhur, mjafton të hapni sytë kudo, se dhe telefoni që keni në dorë e me të i shani, vjen prej tyre.
Dhe pranuan edhe fe që perandoria u dha, dhe prej asaj kohe e mbase dhe më herët ishin shpërndarë gjerësisht në Shqipëri e gjithandej “kripto-hebrenj”.
A nuk është paradoksale që një perandori që vrau shqiptarët për fenë, pranoi disa të tjerë që u detyruan të iknin ose të vriteshin për fenë e tyre nga një tjetër mbretëri? Çfarë kishin të veçantë?
Mendohet se sulltani tha: “Ferdinanti sapo varfëroi popullin e tij dhe pasuroi perandorinë time”.
Edhe shqiptarët e vërtetë, nëse i pyesje dhe i pyet (si Rama), mund të jenë çfarëdo feje dhe mund të konvertohen përsëri pa problem, por në fund e dinë se asnjëra s’ka rëndësi nëse nuk mbetesh shqiptar.

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

