302 milionë euro për materiale ushtarake: Votimi i shpejtë në Kuvend ngre pikëpyetje, Patriotik Media kërkon transparencë
Nga Redaksia – Parlamenti i Shqipërisë miratoi sot me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen për financimin e blerjes së materialeve ushtarake me vlerë 302 milionë euro. Mënyra e shqyrtimit dhe votimit të kësaj marrëveshjeje ka ngjallur debat politik dhe ka ngritur pikëpyetje mbi nivelin e transparencës së procesit.
Sipas një burimi që kanë kontaktuar redaksinë e Patriotik Media, ekzistojnë fakte se marrëveshja nuk lidhet me blerje armatimesh nga Shtetet e Bashkuara, por me furnizime nga Izraeli.
Nëse kjo marrëveshje do të ishte plotësisht transparente, lind pyetja:
Përse Rama urdhëroi mbylljen e dyerve të parlamentit gjatë votimit të marrëveshjes me SHBA për një financim prej 302 milionë eurosh për blerje materialesh ushtarake.
Më poshtë mund të lexoni:
Pasi e solli marrëveshjen në kuvend në mënyrë antikushtetuese, Rama e vijon modelin e imponimit të kartonëve edhe për marrëveshje që opozita i quan të pa konsultuara në bazë të ligjit për tu votuar.
Patriotik Media do të ndjekë këtë çështje me korrektësi profesionale dhe do t’i kërkojë zyrtarisht qeverisë shqiptare të bëjë publike dokumentacionin përkatës, përfshirë marrëveshjen e firmosur me autoritetet amerikane, nëse një e tillë ekziston, si dhe çdo dokument tjetër që sqaron origjinën e furnizimeve ushtarake.
Nga ana tjetër, qeveria nuk e coi marrëveshjen në Kuvend duke u votuar pa konsultimet e nevojshme dhe në kundërshtim me procedurat që, parashikohen nga ligji. Rama dhe deputet e tij ka vijuar praktikën e miratimit të marrëveshjeve të rëndësishme përmes votimeve të shpejta, pa debat të plotë parlamentar.
Nuk do vonojë shumë dhe ky skandal do shpërthejë në Shqipëri pasi Rama dihet që mashtron ashtu sic ka mashtruar gjithmonë, qeveria nuk ka bërë marrëveshje me SHBA për të blerë armatime por me Izraelin pasi dihet që kohët e fundit Ushtrija Shqiptare është nën kontrollin e Izraelit.
Patriotik Media do të vijojë të hetojë këtë çështje dhe do të publikojë çdo dokument zyrtar që mund të ndihmojë në sqarimin e plotë të kësaj marrëveshjeje, duke i dhënë publikut informacion të verifikuar dhe të balancuar.
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

