Nga Redi Minga:
Në çdo periudhë të vështirë për vendin, media ka një detyrë themelore: të informojë, të ngrejë pyetje dhe të mbrojë interesin publik. Por kur përballë çështjeve që prekin interesat kombëtare mbizotëron heshtja, lind e drejta për të pyetur: pse?
Gjatë pandemisë së COVID-19, shumë media dhe portale në Shqipëri ndoqën narrativën zyrtare pa ngritur pyetje kritike. Vetëm pasi plandemia kishte kaluar, filluan të shfaqeshin analiza, kritika dhe diskutime që munguan në kulmin e ngjarjeve. Kjo ngriti dyshime se shumë zëra folën vetëm kur nuk kishte më kosto për ta bërë këtë.
PatriotikMedia.com ngriti zërin dhe publikoi artikuj kritikë ndaj plandemisë duke e luftuar, në një kohë kur shumë media dhe portale në Shqipëri zgjodhën të mos hapnin debate mbi atë që po ndodhte. Vetëm pasi plandemia përfundoi, shumë prej tyre filluan të flisnin, të analizonin dhe të kritikonin zhvillimet që gjatë kulmit të krizës nuk kishin guxuar t’i trajtonin.
Sot duket se po përsëritet i njëjti skenar.
Debati për projektligjin që lidhet me tokat bujqësore ka nxitur shqetësime te shumë qytetarë dhe grupe të interesit, të cilët kërkojnë transparencë të plotë dhe debat publik. Megjithatë, një pjesë e mirë e portaleve shqiptare po qëndrojnë në heshtje për këtë çështje.
Më poshtë mund të lexoni:
Ndërsa në Kuvend diskutohet një projektligj që, sipas kritikëve, mund të ndikojë në të ardhmen e tokës bujqësore shqiptare, shumica e portaleve vazhdojnë të heshtin. PatriotikMedia.al ka zgjedhur të flasë dhe të ngrejë alarmin publik, sepse beson se toka bujqësore është një pasuri kombëtare që meriton debat, transparencë dhe vëmendje publike.
PatriotikMedia.com, pjesë e PatriotikMedia.al, është ndër mediat që ka zgjedhur të kërkojë debat publik mbi këto tema. Krahas saj, edhe disa patriotë shqiptarë kanë shprehur publikisht shqetësimet e tyre, duke kërkuar që çdo vendim që prek tokën bujqësore të diskutohet hapur dhe me transparencë.
Pyetja që shtrohet është e thjeshtë:
Ku janë sot portalet që e quajnë veten patriot? Ku janë ata që çdo ditë kërkojnë mbështetje, klikime dhe shpërndarje të lajmeve të tyre? Pse nuk dëgjohen kur diskutohet një çështje që shumë qytetarë e konsiderojnë me rëndësi kombëtare?
Ne nuk pretendojmë se të gjithë duhet të kenë të njëjtin qëndrim. Por besojmë se detyra e medias është të ngrejë pyetje, të informojë publikun dhe të mos heshtë për çështje që prekin interesin kombëtar.
Heshtja e një pjese të mediave lë vend për interpretime. Shumë qytetarë mund të pyesin nëse prioriteti i disa portaleve është mbrojtja e interesit publik apo gara për klikime, reklama dhe të ardhura.
Ne zgjodhëm të flasim gjatë pandemisë. Po zgjedhim të flasim edhe sot për tokën bujqësore. Sepse besojmë se media nuk duhet të kujtohet për interesin kombëtar vetëm kur është vonë. Gazetaria matet me guximin për të ngritur zërin në momentin kur të tjerët zgjedhin të heshtin.
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

