Kurti drejt manipulimit të zgjedhjeve? PatriotikMedia.al e paralajmëroi: Pushteti do mbahet me çdo kusht …

Nga Redaksia –Në një shkrim të botuar disa ditë më parë, PatriotikMedia.al paralajmëroi se Albin Kurti dhe struktura e pushtetit në Kosovë do të përdornin çdo mekanizëm për të manipuluar klimën zgjedhore dhe për të ruajtur kontrollin politik me çdo kusht. Sot, këto paralajmërime duket se po marrin konfirmim publik edhe nga vetë opozita kosovare.

Kryetari i Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve financiare, duke e cilësuar atë si një “tentim për blerje votash” në prag të zgjedhjeve.

Sipas Abdixhikut, qeveria aktuale po përdor “çdo mjet të mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet”, ndërsa përmendi propagandën, fyerjet, tensionet politike dhe krizat e vazhdueshme si pjesë të strategjisë së saj qeverisëse.

Ai deklaroi se paketa e fundit financiare nuk ka lidhje me ndihmën reale ndaj qytetarëve përballë inflacionit dhe krizës ekonomike, por është një përpjekje e pastër elektorale për të blerë mbështetje politike me paratë e vetë qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni:

“Kjo nuk është pako e inflacionit. Kjo është pako e tentimit për blerje vote. Një përpjekje e vonshme për të mbuluar dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve. Një ofendim zgjedhor për dinjitetin dhe nevojat reale të njerëzve të vendit”, është shprehur Abdixhiku në reagimin e tij publik.

Deklarata e kreut të LDK-së vjen në një moment të tensionuar politik në Kosovë, ku opozita po akuzon qeverinë e Albin Kurti për përdorim të institucioneve shtetërore në funksion të interesave elektorale.

Abdixhiku theksoi gjithashtu se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten ndër më të varfrit në Evropë, pavarësisht propagandës së qeverisë për “suksese ekonomike”. Ai u shpreh se “populli i Kosovës nuk blihet” dhe se e ardhmja e qytetarëve nuk mund të shitet për interesa politike afatshkurtra.

Në reagimin e tij, kreu i LDK-së bëri thirrje për hapjen e një kapitulli të ri politik në Kosovë, ku mirëqenia e qytetarëve të mos përdoret si armë elektorale, por të ndërtohet mbi politika të qëndrueshme shtetërore dhe zhvillim real ekonomik.

“Pagat e dinjitetshme, mbështetja për familjet, zhvillimi ekonomik, investimet e mëdha dhe kujdesi për qytetarin nuk janë mjete për votë, por detyrim i Republikës”, deklaroi ai.

Zhvillimet e fundit po shtojnë dyshimet se fushata e ardhshme zgjedhore në Kosovë do të shoqërohet me përplasje të forta politike dhe akuza të rënda për përdorim të pushtetit shtetëror në funksion të mbijetesës politike.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *