Nga Redi Minga:
Lufta mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit ka hyrë në një fazë krejtësisht të re. Ajo që dikur ishte një përballje ku Uashingtoni diktonte rregullat, sot po shndërrohet në një realitet ku Irani po imponon ritmin dhe kufijtë e lojës.
Deklaratat e paqarta dhe të luhatshme të Donald Trump – nga ultimatume të forta deri te kërkesa për armëpushim dhe marrëveshje – tregojnë një ndryshim të dukshëm: SHBA nuk po vepron më nga pozita e sigurisë absolute.
Irani dhe “arma bërthamore” që ndryshoi gjithçka
Në këtë përballje, Iranit nuk ka nevojë të provojë publikisht se ka armë bërthamore për të ushtruar presion maksimal. Ai ka në dorë një levë shumë më të menjëhershme dhe të prekshme: Ngushticën e Hormuzit.
Kjo ngushticë është zemra e furnizimit energjetik botëror. Mjafton një kërcënim real për ta bllokuar dhe:
- ekonomia globale tronditet
- çmimet e energjisë shpërthejnë
- presioni mbi Perëndimin bëhet i menjëhershëm
Kjo është arma që ka detyruar SHBA të frenojë dhe të llogarisë çdo hap.
Realiteti ushtarak që nuk thuhet hapur i Izraelit
Le ta themi troç:
Izraeli nuk arriti të mbyllë përfundimisht luftën në Gaza.
Pra Irani po shfaqet si një fuqi që: nuk trembet nga përshkallëzimi përdor presion asimetrik me efekt global imponon ritmin e krizës Ndërkohë, Arabia Saudite, dikur e konsideruar si kundërpeshë kryesore, po tregon dobësi relative në përballje direkte. Kjo krijon perceptimin se:
Irani po merr rolin e aktorit dominues në rajon dhe Izraelit do t’i diskutohen kufijtë e fuqisë ushtarake
Faktet tregojnë se lufta në Gaza ishte një forcë jo e avancuar e Izraelit e cila pati kufizime serioze: vështirësi në kontrollin total të territorit si dhe presionin ndërkombëtar në rritje, një kosto kjo e lartë politike dhe ushtarake
Nëse Gaza rezultoi sfiduese për Izraelin, një përballje direkte me Iranin – një shtet shumë herë më i madh dhe më kompleks – bëhet një skenar ekstremisht i rrezikshëm.
Dhe kjo ka një domethënie të madhe:
1- Gaza ishte një territor i vogël
2- Irani është një shtet shumë herë më i madh, me ushtri, raketa dhe thellësi strategjike
Pra logjika është e drejtpërdrejtë:
– kur Izraeli nuk kontrolloi dot Gazën, një pushtim i Iranit është praktikisht i pamundur
Kjo është arsyeja pse:
- SHBA nuk guxon të fusë trupa tokësore
- Izraeli nuk mund të përballet i vetëm me Iranin
Pse Izraeli e refuzon marrëveshjen SHBA – IRAN?
Refuzimi i Izraeli ndaj një marrëveshjeje mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit nuk është rastësi.
Arsyeja është e thjeshtë:
Një marrëveshje e pranon në mënyrë indirekte fuqizimin e Iranit.
Dhe kjo sjell pasoja të drejtpërdrejta:
1- Irani shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit
2- bazat amerikane në Lindjen e Mesme vihen në pikëpyetje
3- Izraeli rrezikon të mbetet i izoluar
Nga dominimi amerikan tek një rend i ri
Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dekada ka qenë “sherifi” i Lindjes së Mesme.
Por sot po shfaqen shenja të qarta:
- shmangie e luftës direkte
- kërkim kompromisi
- lënie hapësire për kundërshtarin
Në të njëjtën kohë, Irani:
- nuk tërhiqet
- rrit presionin
- imponon kushte në terren
Kjo krijon një perceptim të ri:
– roli i “sherifit” po zhvendoset gradualisht
Izolimi i mundshëm i Izraelit
Nëse SHBA shkon drejt marrëveshjes:
- prania ushtarake amerikane në rajon dobësohet
- vendet arabe ripozicionohen
- Izraeli mbetet më i ekspozuar
Në një rajon ku tensionet ndaj tij janë të larta, kjo do të thotë:
– më pak mbështetje direkte
– më shumë presion strategjik
Ndryshimi i fortë i luftës SHBA–Iran nuk është vetëm ushtarak, por gjeopolitik.
- Irani po shfrytëzon maksimumin e avantazheve të tij
- SHBA po shmang një përplasje që nuk e kontrollon dot lehtë
- Izraeli po përballet me kufijtë e fuqisë së vet
Dhe për herë të parë pas shumë dekadash:
Lindja e Mesme po hyn në një fazë ku fuqia nuk është më e përqendruar vetëm në duart e Uashingtonit, por po shpërndahet – me Iranin si aktorin që po përfiton më shumë nga ky ndryshim.
Po Shqipëria a do preket nga këto zhvillime në Lindjen e Mesme
Nëse brenda pak ditësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk arrijne të tregojnë fuqinë e saj të dikurshme, kjo nuk do të mbetet vetëm në Lindjen e Mesme.
Pasojat mund të shtrihen më gjerë, edhe në Ballkan:
- Serbia mund të shohë një hapësirë më të madhe veprimi
- Greqia mund të forcojë pozitat e saj në rajon
Në një skenar të tillë:
– dobësimi i ndikimit amerikan krijon vakum sigurie
Ky vakum mund të sjellë tensione të reja, ku shtetet rivale përpiqen të përfitojnë nga situata.
Ndryshimi i fortë i luftës SHBA–Iran nuk është vetëm një krizë e radhës, por një kthesë historike.
- Irani po shfrytëzon maksimumin e avantazheve të tij
- SHBA po shmang një përplasje të pakontrollueshme
- Izraeli po përballet me një realitet të ri
Dhe në këtë realitet:
– nuk janë më vetëm armët që vendosin, por kontrolli strategjik i pikave kyçe dhe vullneti për të përballuar pasojat
Nëse kjo prirje vazhdon, bota – dhe jo vetëm Lindja e Mesme – mund të hyjë në një fazë të re pasigurie, ku edhe vende si Shqipëria do të ndjejnë efektet e këtij ndryshimi global.
