ANALIZA: Irani drejt kapitullimit …

Nga Sebastian Zonja:

Gjatë intervistës për median amerikane CBS, në emisionin Face the Nation, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi hodhi në tryezën e bisedimeve me United States arsyen pse nisi lufta dhe mënyrën si mund të mbyllet. Kthimi i Iran në fuqi bërthamore kërcënonte gjithë rajonin. Jemi mësuar të dëgjojmë narrativën që ka ndërtuar Israel, por nuk janë më pak të rrezikuara vendet e Gjirit Persikë dhe Saudi Arabia.

Ministri i Jashtëm iranian hodhi në tryezë ofertën se Teherani heq dorë nga uraniumi i pasuruar. Sipas inteligjencës amerikane, aktualisht iranianët kanë 440 kilogram uranium të pasuruar në kuotat 60%.

Nëse do merrnim për bazë Game Theory për të kuptuar pse presidenti amerikan thotë se Teherani po kërkon negociata, kjo vjen prej kërcënimit të drejtëpërdrejtë amerikan me shuarjen e gjithë industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. Ky kërcënim kaq i drejtëpërdrejtë ka sjellë që në udhëheqjen iraniane të bien kambanat e alarmit.

Aktualisht, ajo që ngelet për t’u parë është se si do koordinohen palët (amerikanët, izraelitët dhe arabët) për sa i përket asgjësimit të kësaj sasie uraniumi dhe nëse do shohim po të njëjtën formë regjimi në Iran. Izraeli është kundër këtij regjimi, Amerika dhe arabët s’e kanë problem. Regjimi rrëzohet me luftë civile të brendshme, por amerikanët dhe arabët nuk kanë interes.

Irani aktualisht ka kapitulluar përballë fuqisë amerikane.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *