Itali: Gjykata dënon Ministrinë e Shëndetësisë – 58-vjeçari paralizohet pas vaksinës Pfizer, përfiton dëmshpërblim të përjetshëm …

Nga Redaksia:

Një vendim i rëndësishëm gjyqësor është dhënë në Itali lidhur me pasojat e vaksinimit anti-Covid. Gjykatësi i Punës pranë Gjykatës së AgrigentoPietro Mastrorilli, ka dënuar Ministero della Salute që të paguajë dëmshpërblim në favor të një 58-vjeçari sicilian, i cili mbeti me paralizë në krah pas marrjes së dy dozave të vaksinës Pfizer kundër Covid-19.

Sipas vendimit, burri kishte marrë dozën e dytë të vaksinës në vitin 2021 dhe më pas kishte pësuar humbje të funksionit të njërit krah, gjendje që rezultoi e përhershme. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai iu drejtua gjykatës duke kërkuar njohjen e lidhjes midis vaksinimit dhe dëmtimit fizik, si dhe përfitimin e dëmshpërblimit të parashikuar nga ligji italian për dëmet e shkaktuara nga trajtime të detyrueshme shëndetësore.

Më poshtë mund të lexoni:

Në vendimin e datës 15 janar, gjykata arsyeton se kërkesa “duhet të pranohet mbi bazën e probabilitetit të arsyeshëm, të paktën të një lidhjeje bashkëshkakore (nesso concausale)”, duke njohur kështu ekzistencën e një raporti mes vaksinimit dhe paralizës së pësuar.

Si rrjedhojë, Ministria e Shëndetësisë është urdhëruar të paguajë një dëmshpërblim periodik prej rreth 1.600 euro çdo dy muaj, si përfitim i përhershëm në favor të 58-vjeçarit.

Avokati i paditësit është shprehur se ministria zakonisht “i rrëzon në mënyrë sistematike kërkesat dhe bën gjithçka për të mohuar lidhjen shkakësore”, por në këtë rast gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë elementë të mjaftueshëm për të njohur të drejtën e dëmshpërblimit.

Vendimi konsiderohet një precedent i rëndësishëm në çështjet që lidhen me efektet anësore të vaksinimit kundër Covid-19 dhe përgjegjësinë institucionale në rastet kur provohet një lidhje e mundshme shkakësore./LAVERITA

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *