Nga Redaksia:
Gazetarja Anduena Llabani deklaron publikisht atë që PatriotikMedia.al e ka raportuar prej kohësh.
Sipas informacioneve tona, çështja lidhet me SPAK-un, ky nuk ishte thjesht një udhëtim formal drejt SHBA-së.
Gazetarja Llabani e saktësoi në studion e News24 se kryeministri Edi Rama do udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara, i shoqëruar nga një avokat, për të dëshmuar për llogari të drejtësisë amerikane në çështjen e njohur si “MacGonigal” duke përmendur datën 20 Janar.
Sot gazetarja Anduena Llabani ka bërë të ditur në studion e News24 se kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga një avokat, për të dëshmuar për llogari të drejtësisë amerikane.
Llabani shpjegoi se informacioni i saj është me përgjegjësi të plotë dhe konfirmon ato që kishte deklaruar më parë: Rama do të thirrej si person në dijeni në çështjen e njohur si “MacGonigal”.
“Di të them që me përgjegjësi të plotë nuk kam gabuar në asnjë moment që zoti Rama do të thirrej në SHBA. Nuk kam goditur në datë, por jo në fakt. Po, zoti Rama ka qenë në Amerikë i shoqëruar me një avokat,” tha Llabani.
Gazetarja theksoi gjithashtu se nuk dihet nëse Rama ka udhëtuar me avion privat apo publik, por fakti që ka dëshmuar për llogari të drejtësisë amerikane është i pakontestueshëm. Llabani sfidonte këshilltarët mediatikë të Ramës që të përgënjeshtronin informacionin, duke e cilësuar deklaratën e saj si të mbështetur në përgjegjësi të plotë.
Pse Rama mund të ketë dëshmuar në SHBA
Në nëntor të vitit të kaluar, gjykata amerikane lëshoi vendim për Charles McGonigal, i cili u lirua me kusht. Skandalet dhe arrestimi i tij, lidhjet me një oligark rus, dhe jehona që krijoi dosja, çuan prokurorët shqiptarë në një komunikim të drejtpërdrejtë me SHBA.
Deri tani, disa personazhe shqiptarë janë marrë në pyetje nga SPAK për këtë çështje. I vetmi që nuk është thirrur në Shqipëri për verifikim është kryeministri Rama, i cili duket se ka dhënë informacionin e tij direkt në SHBA, përmes avokatit që e shoqëronte.
Ky zhvillim ngriti pyetje të forta mbi rolin e kryeministrit dhe lidhjet e tij me çështje ndërkombëtare që prekin interesin e shtetit shqiptar. PatriotikMedia do të ndjekë çdo zhvillim lidhur me këtë çështje dhe do të sjellë informacion të verifikuar për lexuesit.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
