Nga Redaksia:
Ekonomia gjermane po përballet me pasoja të jashtëzakonshme nga krizave globale të fundit. Sipas Institutit Ekonomik Gjerman (IW), kostot e këtyre tronditjeve gjatë gjashtë viteve të fundit – nga 2020 deri më tani – kapin 940 miliardë euro në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB).
Kjo përkthehet në një humbje mesatare prej më shumë se 20,000 euro për çdo punonjës, si rezultat i pandemisë së koronavirusit, luftës ruse kundër Ukrainës dhe politikave konfrontuese tregtare me SHBA-në.
Sipas llogaritjeve, një e katërta e këtyre humbjeve i atribuohet vitit 2025, kur janë shënuar përplasjet e mëdha me tarifat tregtare të administratës së Donald Trump.
Studimi tregon se dekada e fundit ka qenë e mbushur me tronditje të jashtëzakonshme, shumë më të mëdha se krizat e mëparshme. Për krahasim, periudha e stagnimit nga 2001 deri në 2004 solli një humbje prej 360 miliardë eurosh, ndërsa kriza financiare e viteve 2008–2009 shkaktoi humbje prej rreth 525 miliardë eurosh.
Rezultatet e studimit ngrenë një alarm për politikanët dhe ekonomistët: vendimet e gabuara në politikën ndërkombëtare mund të shtrenjtojnë jetën e punonjësve dhe stabilitetin ekonomik të vendit.
