Nga Redaksia:
Intervista e Donald J. Trump, e realizuar në vitin 1992, vjen nga një periudhë kyçe e jetës së tij, kur ai nuk ishte politikan, nuk kërkonte vota dhe nuk i detyrohej askujt në Uashington. Trump shfaqet këtu si biznesmen që ka kaluar nëpër krizë, i goditur nga sistemi financiar, media dhe politika, por që refuzon të dorëzohet.
Kjo intervistë ndodhi më 6 nëntor 1992, sot tingëllon si paralajmërim i ftohtë dhe brutal për mënyrën se si funksiononte elita e pushtetit në SHBA dhe më gjerë.
Pa filtra, pa korrektesë politike dhe pa llogaritur pasojat, Trump deklaroi:
“Shumë njerëz të zgjuar janë në telashe serioze tani, dhe unë jo… dhe shumë njerëz, njerëz vërtet të zgjuar, kanë vdekur… ata kanë ikur, janë varrosur, ka mbaruar.”
Kjo deklaratë nuk ishte retorikë elektorale. Trump nuk ishte politikan, nuk kërkonte vota dhe nuk kishte nevojë të kënaqte askënd. Ai fliste si insider, si njeri që e njihte nga brenda botën e pushtetit, parasë dhe interesave të errëta.
Në këtë bisedë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, Trump flet pa filtra për:
- rënien dhe ringritjen e tij financiare
- hipokrizinë e bankave dhe politikës
- ligjet shkatërruese të qeverisë amerikane
- mënyrën si sistemi i braktis njerëzit sapo bien në vështirësi
- dhe mbi të gjitha, për një të vërtetë brutale: shumë njerëz “të zgjuar” nuk i mbijetuan kësaj lufte – ndërsa ai po.
Kjo intervistë nuk është propagandë dhe as legjendë e ndërtuar më vonë. Është Trump i vitit 1992, që flet hapur për pushtetin, paratë, tradhtinë, mbijetesën dhe karakterin — një dëshmi autentike që sot ndihmon për të kuptuar pse ai nuk u formua nga politika, por hyri në të duke e njohur sistemin që në rrënjë.
Ndiqni intervistën:
