Rilindja shpopulloi Shqipërinë për ta zëvendësuar me punëtorë nga Azia: Plani i heshtur i një qeverie anti-shqiptare …

Nga Redaksia:

Ndërsa shqiptarët largohen masivisht nga vendi për shkak të varfërisë, mungesës së perspektivës dhe shtypjes ekonomike, qeveria e Rilindjes Sorosiane po punon në heshtje për ta zëvendësuar popullsinë vendase me punëtorë të importuar nga Azia. Ajo që dikur konsiderohej “teori konspirative”, sot po del hapur në dritë nga vetë deklaratat zyrtare të qeverive të huaja.

Qeveria shqiptare po zhvillon negociata zyrtare me Indonezinë për të importuar punëtorë migrantë në Shqipëri. Lajmi nuk vjen nga Tirana, por nga zëvendësministrja indoneziane e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë, Christina Aryani, e cila e bëri publike këtë proces në deklarata zyrtare.

Shqipëria në listën e vendeve pritëse për emigrantë të huaj

Sipas saj, Indonezia po zgjeron agresivisht praninë e saj të punëtorëve migrantë në Evropë, duke eksploruar marrëveshje formale punësimi me Bullgarinë dhe Shqipërinë, pas bisedimeve virtuale të nivelit të lartë të mbajtura më 26 janar 2026. Qëllimi i këtyre bisedimeve është hartimi i kërkesave specifike sektoriale dhe forcimi i mekanizmave të “mbrojtjes” së punëtorëve migrantë indonezianë.

Deklaratat pasuan një takim online të zhvilluar më 26 janar me Ambasadoren e Indonezisë në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, Listiana Operananta.

Shqipëria – problem për mbrojtjen e punëtorëve, por jo për importin e tyre

Ironikisht, zëvendësministrja indoneziane pranoi publikisht se Shqipëria ka probleme serioze në trajtimin dhe mbrojtjen e punëtorëve migrantë, duke theksuar se disa raste që përfshinin punëtorë indonezianë nuk janë raportuar në mënyrë proaktive nga autoritetet shqiptare, duke detyruar ambasadën indoneziane të ndërhyjë drejtpërdrejt.

Pikërisht për këtë arsye, ajo deklaroi se Indonezia po kërkon një Memorandum Mirëkuptimi më të rreptë me Shqipërinë, pasi “ndjeshmëria e autoriteteve shqiptare ndaj mbrojtjes së punëtorëve migrantë nuk ka qenë optimale”.

Pra, Shqipëria cilësohet si vend problematik për të huajt, por kjo nuk e ndalon qeverinë Rama–Rilindje të negociojë import masiv të fuqisë punëtore, në një kohë kur shqiptarët po ikin në mënyrë dramatike.

Kush përfiton nga ky plan?

Në vend që:

  • të rrisë pagat për shqiptarët,
  • të ndalë emigracionin masiv,
  • të krijojë kushte dinjitoze pune për qytetarët e vet,

qeveria e Rilindjes zgjedh rrugën më të lehtë dhe më të rrezikshme: zëvendësimin demografik dhe ekonomik.

Kjo politikë nuk është zhvillim. Është dorëzim kombëtar.

Shqipëria nuk është kantier eksperimental social

Importimi i punëtorëve nga Filipinet, Indonezia apo vende të tjera aziatike, në kushtet e një shpopullimi dramatik të Shqipërisë, nuk është rastësi. Është pasojë direkte e një modeli qeverisës anti-shqiptar, që nuk e sheh më shqiptarin si prioritet, por si problem.

Një qeveri që detyron rininë të ikë dhe më pas kërkon ta mbushë boshllëkun me punëtorë të huaj, nuk po ndërton shtet – po e shpërbën atë.

Shqipëria nuk ka mungesë punëtorësh. Shqipëria ka mungesë qeverisjeje kombëtare.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *