Mercenarët e Soros kalojnë në ofensivë: kërkojnë burg dhe 30 milionë lekë gjobë për aktivistin Andrea Bregu …

Nga Redaksia:

Një tjetër rast presioni gjyqësor ndaj aktivistëve kritikë të Axhendës LGBTQ është regjistruar në Tiranë. Aktivisti Andrea Bregu ka bërë publike sot thirrjen zyrtare për në gjyq nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm të Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dhoma Penale), pas një kallëzimi penal të depozituar nga Mirela Arqimandriti dhe Ines Leskaj, përfaqësuese të Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Rrjetit të Fuqizimit të Gruas.

Sipas dokumentacionit të bërë publik, ndaj Bregut rëndojnë akuzat për veprat penale “Shpifja” dhe “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, ndërsa paditëset kërkojnë dënim deri në 3 vite burg dhe gjobë deri në 30 milionë lekë të vjetra.

Seanca e parë gjyqësore është caktuar më 9 Shkurt 2026, ora 10:30, në Tiranë.

Çfarë fshihet pas kallëzimit penal

Andrea Bregu sqaron se kallëzimi penal vjen si pasojë e një publikimi të bërë prej tij më 25 Nëntor 2025, ku ai publikoi të dhëna që lidhen me pagat dhe financimet që organizata të caktuara marrin për zbatimin e Axhendës LGBTQ në Shqipëri, financime që sipas tij burojnë nga fondet e George Soros.

Më poshtë mund të lexoni:

Aktivisti thekson se nuk tërhiqet nga asnjë deklaratë, duke deklaruar se disponon edhe prova të tjera dokumentare mbi projektet dhe fondet e marra nga këto struktura. Sipas Bregut, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është një organizatë e krijuar si spin-off i rrjetit Soros, fillimisht e njohur si Qendra e Gruas, me përfshirjen e figurave të njohura politike dhe institucionale.

Pretendime për intimidim dhe shantazh

Bregu e cilëson këtë proces si pjesë të një strategjie frikësimi, veçanërisht pas miratimit të ligjeve që lidhen me gjinitë, modelin “Prindi 1 – Prindi 2” dhe ndërhyrjen në sistemin arsimor.

Ai deklaron se qëllimi i kallëzimeve është intimidimi i aktivistëve kritikë, por thekson se nuk ndihet i frikësuar dhe se do të përballet publikisht dhe ligjërisht me këtë betejë.

Më poshtë mund të lexoni:

Kallëzim i dytë brenda 72 orëve

Sipas aktivistit, vetëm 72 orë më parë, ai është kallëzuar edhe nga Xheni KarajDrejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale të “publikimit të të dhënave kompjuterike që nxisin gjuhë urrejtjeje”. Kjo çështje, sipas tij, është referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Andrea Bregu konfirmon se do të jetë i pranishëm në seancën e 9 Shkurtit, duke e cilësuar procesin si një përballje me interes kombëtar, që sipas tij lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e fëmijëve shqiptarë dhe lirinë e fjalës.

Më poshtë keni Fletëthirrjen për në gjyq nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm të Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dhoma Penale)

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *