Gjykata Kushtetuese, Patericë e Ramës për të vënë shkopinj nën rrota SPAK-ut – FAFO si i vetmi opsion …

Nga Andrea Bregu:

Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që bien në kundërshtim me veprimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), tregojnë pasojat e betimeve të anëtarëve të saj dhe forcën që duhet të tregojë pushteti, si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë.

Nuk mund të flitet për çështje “të drejtash” kur kemi të bëjmë me segmente të pushtetit që përfitojnë nga vendime të Gjykatës Kushtetuese në çështje korrupsioni ose të lidhura me interesa të krimit të organizuar.

Nëse pushteti, në këtë rast Rama, ka fuqinë e të gjithë mekanizmit shtetëror dhe të krimit të organizuar, përse nuk ka të drejtë SPAK të vendosë përgjime ose të përdorë informacion të referuar nga institucionet ndërkombëtare ligj-zbatuese? Apo disa e shohin “të drejtën” vetëm sipas interesave të tyre personale?

Nuk mund të vazhdohet më që ata që shesin moral për llogari të interesave të caktuara të thonë se ajo që bën SPAK në raport me vënien në përgjim apo administrimin e provave nga institucionet ndërkombëtare është “e padrejtë”.

Fuqia që duhet treguar është e qartë: SPAK ka vetëm një opsion përballë ndërhyrjes së pushtetit përmes Gjykatës Kushtetuese – FAFO

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *