Reagimi i Avokatit: Danimarka, genocid kolonial i heshtur në Groenlandë ndaj Popullsisë Inuitëve dhe hipokrizia e heshtjes së establishmentit europian!

Nga Avokati Altin Goxhaj:

Për ata që u dhimbset Groenlandia

Danimarka dhe Europa dënon edhe sot infermieret e moshuara 95 vjeçare naziste për sterilizimin e grave dhe vajzave hebrehe. Me të drejtë.

Por kur Danimarka bëri të njëjtën gjë ndaj grave dhe vajzave inuite të Groenlandës, nuk dënoi askënd.

Në vitet 1966–1975, menjëherë pasi Groenlanda u “çkolonizua” në letër, shteti danez zbatoi një program sterilizimi të fshehtë. Me mashtrim. Me autoritete shëndetësore. Me mjekë dhe infermierë që kishin bërë Betimin e Hipokratit.

Spirale metalike (IUD) u futën tek vajza dhe gra inuite, që fëmijë një pjesë, duke i mashtruar si kujdes shëndetësor (siç bënë edhe me vaksinat anticovid në gjithë Europën).

Pajisjet u lanë fshehtas brenda trupit për dekada. Dhimbje të tmerrshme. Infeksione. Trauma.

Nga gra që lindnin 4–5 fëmijë, në gra që nuk lindën asnjë.

Kjo nuk ishte kujdes shëndetësor. Ishte kontroll genocidial kolonial mbi trupin.

NJË POPULL I PËRGJYSMUAR

Rezultati është i qartë:

• Groenlanda sot ka rreth 50–55 mijë banorë.

• Pa këtë krim, do të kishte rreth 100 mijë.

Një popull i përgjysmuar, jo nga lufta, por nga politika shtetërore e një vendi që sot mban leksione për të drejtat e njeriut.

STANDARD I DYFISHTË: NAZISTËT DËNOHEN, DANEZËT MBROHEN

Kur nazistët sterilizuan hebrenjtë:

• u quajt krim kundër njerëzimit,

• u dënuan udhëheqësit, mjekët, infermierët, sekretaret që “zbatonin urdhra”. Edhe sot vazhdon ndjekja!

Kur Danimarka sterilizoi inuitët:

• asnjë ndjekje penale,

• asnjë dënim,

• autorët u mbrojtën nga shteti,

• arkivat u mbyllën për dekada.

Ky është standard i dyfishtë kolonial europian.

HIPOKRIZIA E MJEKËSISË

Mjekë dhe infermierë që kishin bërë Betimin e Hipokratit: gënjyen pacientet, shkelën integritetin trupor, vepruan si instrumente të pushtetit kolonial.

Që nga 1964, standardet mjekësore ndërkombëtare ndalonin ndërhyrje pa pëlqim të informuar.

Pra kjo nuk ishte “gabim i kohës” — ishte shkelje e vetëdijshme kriminale e mjekëve danez.

SI U ZBULUA SKANDALI (DHE SI U MOHUA)

Për dekada, ky krim u mbajt i fshehtë.

Kur zërat e parë të grave inuite dolën publikisht: u etiketuan si “teori konspiracioni”, u relativizuan, u injoruan nga autoritetet dhe media europiane.

E vërteta nuk u pranua vullnetarisht. Ajo u zbulua: nga gazetarë investigativë, nga arkivat shtetërore, nga dokumente zyrtare që nuk mund të mohoheshin më.

Vetëm atëherë Danimarka pranoi faktet, kërkoi falje formale, por pa ndjekje penale dhe pa përgjegjësi individuale.

HESHTJA EUROPANE DHE MOMENTI I PRESIONIT

Për vite me radhë, Europa heshti.

Ky krim kolonial u trajtua si “çështje e brendshme daneze”.

Vetëm kur Groenlanda u rikthye në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, përfshirë edhe deklaratat e Donald J. Trump për sovranitetin e ishullit, presioni politik u rrit ndjeshëm.

Pas kësaj autoritetet daneze nuk mund ta mbanin më të mbyllur dosjen, u kërkua falje publike, por drejtësia penale u shmang sërish.

Falja erdhi kur heshtja u bë e pamundur, jo nga ndërgjegjja.

PËRGJEGJËSIA E KURORËS DHE E KRYEMINISTRIT

Ky krim u krye nën sovranitetin e Mbretërisë Daneze, me institucione shtetërore, pa asnjë hetim ndaj rolit të familjes mbretërore si autoritet suprem simbolik.

Edhe sot, Mette Frederiksen, kryeministrja e Danimarkës dhe Kryeministri danez i Groenlandës Jens-Frederik Nielsen:

• nuk kanë nisur asnjë ndjekje penale,

• nuk ka kërkuar dëmshpërblim të plotë,

• nuk ka hetuar zinxhirin e përgjegjësisë shtetërore dhe të kurorës.

Një shtet që mbron autorët, izolon institucionet e larta nga çdo përgjegjësi,

nuk ka bërë dhe nuk mund të bëjë drejtësi.

SOVRANITET PA LEGJITIMITET MORAL

Një shtet që:

• sterilizon një popull,

• mashtron gratë dhe vajzat e tij,

• përgjysmon demografinë,

• dhe më pas refuzon dënimin penal,

humb legjitimitetin moral për të sunduar atë territor.

Ashtu si Serbia humbi legjitimitetin moral mbi Kosovën për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve, edhe Danimarka e ka komprometuar moralisht sovranitetin e saj mbi Groenlandën.

Nëse Groenlanda sot do të kishte popullsinë e saj të plotë, nuk do të kishte kryeministër danez, nuk do të kishte këtë pabarazi përfaqësimi, dhe debati për vetëvendosje do të ishte shumë më i qartë.

NJË FAKT QË NUK PËRMENDET

Në shtetin e Alaskas të SHBA, ku ka popullsi më të madhe inuite sot se sa në Groenlandë (kishte goxha më pak se ajo në Groenlandë para sterilizimit) nuk pati kurrë sterilizim.

KONKLUZIONI

Danimarka:

• hoqi statusin kolonial në letër në 1962,

• por vazhdoi kolonializmin më të neveritshëm në praktikë,

• duke përdorur trupat e grave për të sunduar një popull dhe një ishull të kolonizuar 300 vjet më parë.

Ky krim nuk është mbyllur, nuk është shlyer, nuk është ndëshkuar dhe viktimat, i gjithë populli inuit nuk u kompensuan!

Dhe pa drejtësi, nuk ka sovranitet moral.

P.s.

Kush kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën. Kush kontrollon të shkuarën kontrollon të ardhmen.. George Orwell

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *