ANALIZA: Regjimi i konsumuar tenton krijimin e një klase politike të ricikluar, ku konflikti publik është teatër …

Nga Redaksia:

Shqipëria sot nuk përballet vetëm me një regjim të konsumuar si ai i Edi Ramës, por me një klasë politike të ricikluar, ku konflikti publik është teatër, ndërsa marrëveshjet reale bëhen në prapaskenë. Në këtë skemë hyn dhe, protesta e Sali Berishës e cila nuk është kundër Ramës, por pjesë e një loje të kopsitur që synon të riciklojë të njëjtën elitë sorosiane me emra dhe role të rishpërndara.

Të gjithë e dimë që Edi Rama nuk ka qenë kurrë realisht pro Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka qenë pro e një Amerike të rreme, të filtruar përmes interesave të Sorosit, globalizmit dhe elitave teknokratike që përdorin demokracinë vetëm si dekor. Kjo u bë e dukshme hapur me ardhjen e Presidentit Donald Trump dhe po shfaqet sot në mënyrën se si Rama po luan me zgjedhjet dhe skenarin e një qeverie teknike.

Rama kundër SHBA-ve reale, Berisha në opozitë të kontrolluar

Me ardhjen e Presidentit Donald Trump, politika amerikane ndryshoi rrënjësisht:

  • u godit rrjeti Soros
  • u refuzuan qeveritë hibride
  • u kërkuan zgjedhje reale dhe sovranitet

Rama mbeti në anën e gabuar.

Më poshtë mund të lexoni:

Por ajo që sot po del në pah është se as Berisha nuk është jashtë kësaj skeme.

“Non grata” dhe gjyqi që u zhduk

Kur Sali Berisha u shpall non grata nga administrata amerikane e kapur nga Sorosi, me Antony Blinken si Sekretar Shteti (i njohur për lidhjet e tij me Open Society), Berisha:

  • e hodhi në gjyq administratën amerikane në Paris
  • deklaronte vazhdimisht se “avokatët po punojnë”
  • e përdorte çështjen si provë politike kundër Sorosit

Sot kemi pyetjen 1 milion dollarëshe:

– Çfarë u bë me gjyqin e Sali Berishës në Paris?
– Janë bërë 5 vite – a ka verdikt?
– Apo seancat vazhdojnë ende?
– Pse Berisha nuk flet më fare për këtë çështje?

Kjo heshtje nuk shpjegohet me ardhjen e Trump në pushtet.
Kjo shpjegohet vetëm me një marrëveshje politike të heshtur.

Nga lavdërimi i Sorosit te “armiku” i rremë

Historia nuk fshihet:

  • Berisha dikur e mburrte Sorosin
  • sot sillet sikur e ka armikun kryesor
  • ndërkohë, njerëz të Sorosit rikthehen në pikat kyçe të PD-së

PatriotikMedia.al e ka deklaruar më herët:

  • Rama do të merrte mandatin e katërt
  • pas fitores së Rilindjes, dhëndri i Berishës do të lirohej

-Dhe kjo u faktua.

Më poshtë mund të lexoni:

Ribashkimi real: Soros + Rama + Berisha

Ribashkimi nuk u bë me deklarata, por me veprime:

  • Gazmend Bardhi
  • Alfred Lela
  • Flamur Noka
  • Oerd Bylykbashi
  • e shumë e shumë të tjerë
  • u vendosën në pika kyçe të PD-së, duke e rikthyer partinë në orbitën sorosiane.

Prandaj:

  • thirrjet e Berishës për dorëheqjen e Ramës
  • kërkesat për zgjedhje të parakohshme
  • protestat e kontrolluara

-nuk janë revolucion, por strategji sorosiane për riciklim pushteti.

Më poshtë mund të lexoni:

Protestë për të shpëtuar sistemin, jo për ta rrëzuar

Protesta e Berishës:

  • kanalizon zemërimin popullor
  • e mban brenda kontrollit
  • e përdor si presion të negociueshëm

Por ka një problem serioz për ta:

Këto protesta nuk do t’i shërbejnë më Sorosit.
Ato do t’i shërbejnë shqiptarëve.

Dhe kur protesta del jashtë kontrollit:

  • Berisha
  • Rama
  • dhe gjithë klyshët e Sorosit

nuk do jenë më të zotë ta ndalin.

Mesazhi amerikan dhe iluzioni sorosian

Sorosianët mendojnë se:

  • Amerika “ha bar”
  • SHBA nuk e kupton lojën

Por ata harrojnë një fakt:
Amerika e ka dhënë mesazhin e saj me 6 pika të qarta.

Më poshtë mund të lexoni:

Nëse Rama anti-amerikan dhe Berisha “gjoja anti-Soros” mendojnë se do fitojnë, gabojnë rëndë.

Era amerikane po fryn në Shqipëri, Soros po bie në gropën që vetë i hapi këtij kombi.
Dhe bashkë me të po fundoset e gjithë klasa politike e kalbur 35-vjeçare.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *