Nga Redaksia:
Dikur Rama bëri një deklaratë në CNN, ku tha se fitorja e Donald Trump do të ishte “një rrezik për Amerikën dhe një rrezik për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane” nëse do të fitonte mandatin e parë presidencial, pra ky është shembulli më i qartë i mënyrës se si ky kryeministër e ngatërron diplomacinë me propagandën provinciale.
Një kryeministër serioz nuk do të guxonte kurrë të ndërhynte kaq hapur në politikën e brendshme amerikane, aq më tepër duke u hedhur kundër një figure kaq të fuqishme.
Ndiqni videon:
Por Rama, si gjithmonë, kujton se është “karizmatik” kur thotë budallallëqe dhe bën gafa diplomatike të këtij kalibri. Në fakt, ata që e dëgjojnë shpesh qeshin nga halli, por në të vërtetë janë të skandalizuar nga shakatë e tij të pavenda. Sidomos kur bëhen në drejtim të Trump-it, një figure që meriton respekt dhe seriozitet në marrëdhëniet mes dy vendeve.
E vërteta është se këto “batuta” nuk janë argëtuese, por skandaloze. Macron dhe Aliyev mund të jenë kapur duke qeshur në kamera, por kjo nuk do të thotë se Rama i argëton – përkundrazi, ai është objekti i talljes.
Videoja tashmë po qarkullon në Shtëpinë e Bardhë.
Problemi i Ramës është mungesa totale e ndjenjës së klasit. Ai nuk arrin të kuptojë çfarë është e lejueshme e çfarë është turp. Në vend që të tregojë maturi dhe dinjitet në arenën ndërkombëtare, ai shfaqet arrogant dhe injorant. Macron tallet me të, por klasi i tij si lider nuk e lejon ta bëjë këtë hapur – prandaj Rama jeton me iluzionin se ka fituar “simpatinë” e homologëve të tij.
Kjo sjellje nuk është rastësi. E kemi parë edhe në raste të tjera, kur Rama me zell tregonte pikturat e tij para figurave të rëndësishme amerikane, sikur ato të ishin vepra arti madhështore, kur në të vërtetë nuk ishin gjë tjetër veçse mediokritet i ekspozuar. Dy personalitete të njohura amerikane, që kanë darkuar në shtëpinë e tij, nuk kanë harruar të qeshurat histerike pas shfaqjes së këtyre “veprave”.
Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për një njeri pa sens humori, por për një udhëheqës që jeton në një deluzion të plotë. Dhe këtu qëndron tragjedia jonë: nuk është thjesht Rama që tallet me veten, por është Shqipëria ajo që përfaqësohet nga idiotësitë e tij.
Në fund të fundit, Edi Rama nuk është vetëm një kryeministër me batuta të dobëta dhe piktura boshe. Ai është prezantimi i parë që bota ka me vendin tonë – dhe kjo është fatkeqësia më e madhe për shqiptarët.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.