Nga Redaksia:
Dalja e djeshme e Kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit nuk ishte një komunikim normal me publikun. Ishte një shfaqje tensioni, një përpjekje për të mbajtur kontrollin në një moment kur terreni po i rrëshqet nën këmbë. Rama nuk foli si kryeministër i sigurt në pushtet, por si një politikan i rrethuar nga presioni, që e ndjen se rreziku po afrohet.
Gjuha e trupit e tradhtoi qysh në fillim. Nervozizëm, lëvizje të pakontrolluara, tone të ashpra dhe arrogancë e sforcuar. Kjo nuk ishte qetësi, ishte tension i pastër. Kur një lider humbet kontrollin e trupit, do të thotë se ka humbur kontrollin e situatës.
Dhe në këtë acarim të Ramës kemi një detaj që nuk mund të quhet rastësi e cila ka kaluar pothuajse pa u analizuar seriozisht nga mediat: postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë e cila u publikua pikërisht në të njëjtën kohë kur Edi Rama po ulërinte i revoltuar në konferencën e fundvitit përballë gazetarëve.
DEKLARATA:
🇺🇸 Advancing U.S.-Albania law enforcement cooperation starts with providing world-class training opportunities for Albania’s most dedicated officers. We congratulate SPAK/NBI Investigator Eduart Kaloshi on his graduation this month from the FBI National Academy. Eduart joins the ranks of a distinguished group of international FBI alumni, bringing valuable new skills and expertise to SPAK’s determined efforts to combat corruption and organized crime. His achievements will further enhance U.S. collaboration with SPAK and help build a safer, more prosperous future for Albania and its citizens.

Koha është gjithçka në politikë. Dhe kur një ambasadë si ajo amerikane zgjedh sekondën për të dhënë një mesazh publik, kjo nuk ndodh pa arsye.
Një konferencë nervash, një postim mesazh
Ndërsa Rama ngrinte tonin, mbronte me dhëmbë AKSHI-n dhe fliste për “dorëzim” e “rezistencë”, Ambasada Amerikane publikonte një mesazh të ftohtë, institucional, por me nëntekst të qartë. Pa emra, pa akuza direkte, por me një gjuhë që në diplomaci lexohet si paralajmërim.
Kjo përplasje në kohë nuk është thjesht kuriozitet kronologjik. Është përplasje narrativesh.
Rama kundër kujt po bërtiste realisht?
Në pamje të parë, Rama po i fliste gazetarëve. Në realitet, ai po i fliste dikujt tjetër. Tonet e larta, nervozizmi ekstrem dhe fjalia “mos kujtoni se do të dorëzohem lehtë” nuk janë për konsum mediatik vendas. Ato janë mesazh sfidues përtej kufijve.
Pyetja shtrohet hapur:
A ishte kjo një sfidë direkte ndaj SHBA-së?
Nga “partner strategjik” në nerv të hapur
Për vite me radhë, Rama ka ndërtuar imazhin e politikanit të përkëdhelur nga faktori amerikan. Por sot, panorama ka ndryshuar. Mesazhet nuk janë më mbështetëse, por korrigjuese. Nuk janë më lavdëruese, por të ftohta dhe distancuese.
Kur një kryeministër reagon me nerv ndaj një postimi diplomatik, kjo tregon se raporti është krisur.
AKSHI – pika ku përplasen interesat
Nuk është rastësi që gjithçka shpërtheu rreth AKSHI-t. Aty ku kalojnë paratë, të dhënat dhe kontrolli, aty lind edhe konflikti. Mbrojtja e egër e Ramës ndaj këtij institucioni nuk ishte akt qeverisjeje, por akt mbijetese politike.
Dhe pikërisht këtu, interesat e brendshme bien ndesh me standardet që SHBA pretendon publikisht.
Postimi i Amerikanëve foli më shumë se 4 orë fjalim
Rama foli afro katër orë. Ambasada Amerikane bëri një postim.
Por në diplomaci, një fjali e shkruar në momentin e duhur vlen më shumë se katër orë zë të ngritur.
Ndërsa Rama përpiqej të dominonte skenën me zhurmë, mesazhi amerikan ishte i qetë, i matur dhe pikërisht për këtë arsye më kërcënues.
Luftë e shpallur apo panik i zbuluar?
Nëse Rama mendon se mund t’i flasë me gjuhë force partnerit strategjik, atëherë kjo nuk është guxim – është gabim fatal politik. Sepse SHBA nuk reagon me ulërima, por me veprime të heshtura dhe pasoja afatgjata.
Dhe kur një kryeministër nis të flasë për luftë, ndërkohë që ambasadat flasin për parime, ligj dhe standarde, atëherë është e qartë se përplasja ka hyrë në një fazë të re.
