Tre mandate kryetar Bashkie, 3 mandate e gjysmë Kryeministër – Pushtet i rrënuar mbi korrupsion, pazar politik dhe shërbim ndaj interesave të huaja …

Nga Redi Minga:

Edi Rama është një nga figurat më jetëgjata të pushtetit në Shqipëri, por edhe një nga më të kontestuarat. Karriera e tij politike është ndërtuar mbi aleanca të përkohshme, pazare pushteti dhe një model qeverisjeje që ka prodhuar korrupsion, konflikt interesi dhe kapje institucionesh. Nga Bashkia e Tiranës deri në Kryeministri, rruga e tij ka ndjekur të njëjtin model: ngritje përmes marrëveshjeve politike dhe rënie përmes abuzimit me pushtetin.

Ngjitja politike e Edi Ramës nisi realisht në momentin kur Ilir Meta e vendosi kryetar Bashkie të Tiranës. Ky ishte akti që i hapi Ramës derën e pushtetit real, duke i dhënë kontroll mbi kryeqytetin dhe mbi burimet më të mëdha financiare e urbane të vendit.

Bashkia e Tiranës u kthye shpejt në bazën e aferave të tij: leje ndërtimi pa kriter, betonizim masiv, klientelizëm dhe lidhje me interesa të errëta ekonomike. Tirana u përdor si laborator korrupsioni dhe si bankomat politik për ambiciet e ardhshme.

Me pushtetin dhe ndikimin e krijuar në Bashki, Rama bleu politikisht Fatos Nanon, mori kontrollin e Partisë Socialiste dhe e shndërroi atë në “Rilindje” – një strukturë e centralizuar, autoritare dhe e shkëputur nga interesat kombëtare. Që nga ai moment, PS-ja pushoi së qeni parti dhe u kthye në instrument personal pushteti.

Megjithatë, pushteti lokal nuk ishte i përjetshëm. Mandatin e katërt si kryetar Bashkie Rama e humbi, duke u ndalur për herë të parë nga një kufi real politik. Humbja e Bashkisë shënoi fundin e një cikli dhe tregoi se modeli i tij kishte konsumuar besimin publik.

Si Kryeministër, Rama nuk ndryshoi kurs. Ai e shtriu modelin e Bashkisë në gjithë Shqipërinë: PPP, koncesione grabitqare, tenderë pa garë, oligarkë bashkëqeverisës dhe institucione të kapura. Shqipëria u vu në shërbim të agjendave të huaja dhe u kthye në një laborator eksperimental politik dhe juridik.

Sot, në fundvitin e 2025 ku po hyn 2026 po mbyllet në mënyrë të ngjashme me atë që nisi. Nëse mandatin e katërt në Bashki e humbi politikisht, mandatin si Kryeministër po e humb përmes drejtësisë. SPAK-u, i mbështetur nga amerikanët, ka hapur një kapitull të ri ku pushteti nuk mjafton më për të mbrojtur aferat.

Dosjet janë aty. Provat po afrohen. Rrethi po ngushtohet.

Rruga politike e Edi Ramës po shkon drejt fundit të saj natyror:
pa mandat të katërt, pa mburojë politike dhe pa kontroll absolut mbi sistemin që vetë ndërtoi.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *